TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 14:21

Rama lë Korçën, mbërrin me helikopter në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Rama lë Korçën, mbërrin me helikopter në Vlorë
Rama lë Korçën, mbërrin me helikopter në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, pasi ka vizituar Korçën, ka shkuar edhe në Vlorë me helikopterin e Forcave të Armatosura, mbërriti në Vlorë.

Rama është ulur me helikopter në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ku e ka pritur eskorta.

Rama inspektoi disa prej projekteve që po zhvillohen në sheshin e flamurit dhe pa nga afër punimet për qendrën multifunksionale, muzeun hebraik si dhe rrugën e hebrenjve.

Nga Korça, kryeministri Rama replikoi edhe me kryetarin e PD-së Sali Berisha, që më herët kishte thënë se kreu i qeverisë shkon në juglindje në këtë lloj forme transporti, pasi rrugët për makinat vetëm rrënohen nga korrupsioni.

“Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare!

Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune tjetër të mirë njëkohësisht!

Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse!”, shkruante Rama.



1 Komente

  1. v
    vk

    Ky eshte hajdut (thief)! Nuk vlen ti degjosh fjalen! Ky do arratiset nje dite, do streohet ne Izrael. Ketu do jemi e do shohim.

    Lini një Përgjigje