TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 13:32

Pse Edi Rama i ka sulur Batonin gjermanëve?

Shkruar nga Pamfleti
Pse Edi Rama i ka sulur Batonin gjermanëve?
Baton Haxhiu /

Deklaratat e Batonit për Berlinin hapin debat mbi strategjinë e Ramës dhe tensionin me partnerët europianë

Deklaratat e fundit të Batonit kundër Gjermanisë kanë prodhuar reagime të forta publike dhe politike. Sulmi verbal ndaj një partneri kyç të Bashkimit Europian shihet si pjesë e një strategjie të Edi Ramës për të dërguar sinjale politike në një moment presioni të brendshëm dhe ndërkombëtar. Megjithatë, retorika konfrontuese pa veprime konkrete rrezikon të thellojë tensionet me Berlinin dhe të dëmtojë pozicionin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Loloja si figurë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë budalla. Përkundrazi, ai është mjaftueshëm i mençur për ta kuptuar rolin që luan.

Si lolo i mbretit, ai shpërblehet mirë për punën që bën, ndonjëherë më mirë se mjekët, ministrat apo arkitektët e oborrit. Ndryshe nga të tjerët, ai nuk ka kufij etikë në publik, nuk skuqet dhe nuk zverdhet, sepse detyra e tij është të nxjerrë në shesh ato që i shërbejnë zotërisë së tij.

Loloja, ndryshe nga të tjerët nuk ka cipë, nuk ka turp, nuk skuqet e nuk zverdhet, pasi e bën fytyrën prapanicë, për të jashtënxjerrë ato të të zotit.

Ndaj edhe Batoni, u tregoi të gjithëve për hallatet e Edi Ramës në Uashington, me idenë për të shkaktuar ilaritet, por edhe për të ngulitur sadopak tek njerëzit ndjesinë se Edi ka këllqe.

Por gjuha shqipe, të cilën Edi Rama po e bastardon nëpërmjet lolos së tij që s’e njeh fare këtë gjuhë, e shpjegon se kur dikush në publik flet për hallatet që ka poshtë potureve, tregon se ato i ka në kokë.

Ndaj ka edhe një fjalë të njohur e mjaft të përhapur në gjithë krahinat-me nuanca të ndryshme por që esenca është: kokëloqe!

I tillë në këtë rast nuk është Batoni, pasi ai lolo është, por kryeministri ynë që e ka degraduar veten në pikën më të ulët, ku gjithçka po i shpërthen në duar.

Deklarata më e fundit e Batonit që Gjermania është një vend i korruptuar, ka bërë efektin më të tmerrshëm në opinion, çka në fund të fundit ka rritur e do të rrisë pakënaqësinë ndaj Edi Ramës.

Megjithatë, kreu i qeverisë e ka pritur këtë, madje e ka parashikuar krejt me detaje. Qëllimi i tij në aksionin që i ka sulur Batonin Gjermanisë është diku tjetër.

Në një farë mënyre po kopjon Sali Berishën ‘gërmë për gërmë’ kur u shpall Non Grata nga SHBA.

Rama, po sulmon Gjermaninë, jo për të bërë përpjekje për të negocuar me dikënd në Berlin. Atje, ai i ka larë duart, e jo vetëm nuk puth më, por sipas gjasave pritet një ‘bumje’ e madhe.

E në këtë, Edi Rama, po sulmon Gjermaninë nëpërmjet lolos, që t’i tregojë prokurorëve të SPAK e gjyqtarëve specialë, se ai kur sulmon fuqinë më të madhe europiane, nuk e ka asgjë të agresojë ata vetë.

Gjithsesi, edhe pse një gjest agresiv dhe antidemokratik, është padyshim i dëshpëruar dhe krejt jo efektiv. Pasi një udhëheqës i fortë dhe autoritar, nuk bën gërr- gërr, por vepron, edhe pse e di se do të ketë pasoja.

Erdogani kur zhduku gjithë drejtësinë në Turqi pas grushtit të shtetit as nuk foli, e as nuk nxori lolot e tij në media. E bëri dhe kaq! I zëvendësoi me besnikë dhe nisi kryqëzatën e tij ndaj të gjithë kundërshtarëve; e sot ka burgosur edhe liderin e opozitës.

Edi Rama është impotent politikisht që ta kryejë një veprim të tillë, pasi e di që nëse firmos apo urdhëron një operacion ndëshkimi e ngrenë zgupthi. Ndaj dhe ka nxjerrë lolon e tij për të dërguar mesazhet duke u ngërdheshur./Pamfleti

edi rama gjermania baton haxhiu

3 Komente

  1. P
    Propaganda dhe realiteti

    Dakord. Por problemi është se propaganda e boleve që bëri Batoni ndodhi pasi u vu si këshilltare për mediat Jonida Shehu. Çudi e madhe ky degradim kur për marrëdhëniet me median duhej të kujdesej Jonida, por me shumë gjasë e kanë marrë si figurë kot atje se ajo as analizë politike vetë s'di të bëjë. Kështu që urdhërat Batonit ia jep vetë Rama. Batoni është pupaci i Bablokut, kurse Babloku ventriloku i tij. Rama nuk është se ka pasur ndonjëherë bole më politikë. Wdhe aq sa ka guxuar e ka bërë ose nga lajthitja ose kryesisht nga mbështetja dhe urdhërat e Sorosit. Pae kur i tha Trumpit që ishte rrezik për botën, ku e gjeti guximin? Te Sorosi, pra ishte pupaci i tij. I vetmi guxim real që ka pasur Rama në jetë ka qënë kur akuzoi të atin Kristaqin se kishte bërë fëmijë me të shoqen e tij. Por vite më vonë e hëngri edhe atë, nuk guxoi të nënte një test ADN atësie. Rama ka çmendurinë për të thënë mdonjë homarllëk që nuk ëshyë thënë më parë, por zgjat shumë pak se i ha ato që ka thënë dhe zbythet. Kjo nuk quhet të kesh këllqe por të jesh i lajthitur e të të vijnë mendtë me vonesë.

    1. T
      Tony

      Me dy fjale shkurter, ky muti Baton Haxhiu kelysh i serbeve sllave te Beogradit Nuk mund të pelqehet gjithë se si nga Gjermanet. Nuk e di pse keta kelyshet e Beogradit i vini ne krye të sofres e i ben edhe ministra kur ne Prishtine Shqiptaret e Shqiperise as nuk i njeh kush bile mohohen si bashkekombas? Vetem nje aksiome kane ne koke, ah ç’plazhe t’mira paskish ajo Shqipni, tha kishna marr bre.

      Lini një Përgjigje