TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 12:08

Rama nuk ndal akuzat ndaj Berishës: Shqipërinë në NATO e anëtarësoi SHBA, jo “non grata”

Shkruar nga Pamfleti

Rama nuk ndal akuzat ndaj Berishës: Shqipërinë në NATO e

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se personat non-grata, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha nuk e kanë futur Shqipërinë në NATO por, ishte Amerika ajo që e anëtarësoi.

Gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët e Kavajës, Rama tha se edhe po të duan nuk bashkëpunojnë dot me ata që mund të dalin nga ndonjë votë e çuar në drejtim të paditur, duke iu referuar kështu koalicionit Berisha-Meta.

“Lëre se ca thonë se futëm Shqipërinë në NATO. E futi Amerika, që sot Shqipërinë e vazhdon dhe e do NATO por ata nuk do t’i shohë me sy dhe e thotë publikisht që për Amerikën janë non grata. Çfarë do të bëjmë ne. Do ta çojmë dhe të kthehemi prapë në kohën hajde brenda tek bunkeri. Ta keni parasysh të gjithë që edhe të duam ne nuk bashkëpunojmë dot me ata që mund të dalin nga ndonjë votë e çuar në drejtim të paditur mbrapsht. Kështu që zgjedhja është shumë e thjeshtë”, deklaroi Rama.

rama akuza berisha anetaresim shqiperi nato shba

Lini një Përgjigje