Politike15 Prill 2023, 11:38

“O demokratë është mbytur anija”, Rama akuza opozitës: Kush voton Berishën e Metën kthehet mbrapa

Shkruar nga Pamfleti

“O demokratë është mbytur anija”, Rama akuza

Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën e mbjelljes së pemëve edhe në Kavajë.

Gjatë fjalës së tij në takim me qytetarët, Rama është shprehur se kush voton Ilir Metën dhe Sali Berishën kthehet mbrapa. Rama tha se i kujtohej kur para shumë vitesh, Kavaja ishte vatër e dëshpërimit. Ndërsa iu bën thirrje demokratëve  duke thënë se anija e tyre është mbytur.

Më tej, ai shtoi se Berisha dhe Meta nuk i duan bashkitë pasi sipas tij sa herë që e kanë pasur në dorë qytetin e kanë shkatërruar atë, duke mos bërë asgjë. 

“Dua t’u them atyre që votojnë për ata. Po mirë mo keni një minimum ndjeshmërie në mos për vete, por për fëmijët tuaj. Ata kur e kishin Kavajën, e kanë degjeneruar. Le të më dalë njëri dhe të më tregojë një bashki dhe të thotë; jo e ke gabim. Ka shumë ndryshim nëse fëmijët dalin në një qytet që është i pastruar se në një qytet që janë plehrat nga të katërta anët. Shkollat nuk mjafton që t’i ndërtosh por edhe duhet t’i mirëmbash. Nuk i duan bashkitë për t’i bërë më të bukura pas sa herë u kanë rënë në dorë i kanë shëmtuar. Të më thonë një bashki që e kanë rregulluar. ‘Noc Rrokun’ asgjë nuk kanë bërë. Shiheni Shkodrën çfarë kanë bërë! Asgjë! Një nga kryeqendrat e trashëgimisë kulturore, shiheni se çfarë është! Shkodrën e bëri ashtu, vetëm ata që ecin mbrapsht. Shkoni kthehuni në shtëpi duke ecur mbrapsh!”, u shpreh Rama.

edi rama kavaje vote berisha meta