TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 11:24

"Sa herë e rrah unë këtë", Rama kritika Redian Kralit në Kavajë: Mos të të rrëshqasë asnjë mi me mustaqe!

Shkruar nga Pamfleti
"Sa herë e rrah unë këtë", Rama kritika Redian
Rama në Kavajë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Kavajë ka ironizuar qeverisjen e dikurshme të Berishës. Rama po ashtu vlerësoi kandidaturën e PS-së Redi Krali, për të cilin tha se është një djalë punëtor dhe pa llafe. Mirëpo nuk kurseu as kritikat ndaj tij. Rama u shpreh se rreh atë sa herë merr ankesa nga qytetarët. Kryeministri tha se e rreh përmes telefonit sepse do që ai të rrijë më shumë në këmbë dhe të bëjë më shumë punë.

“Ta dini ju sa herë e rrah këtë unë. E para ai që të rreh të do, e dyta nuk e rrah aq shumë sa thashë. E rrah me fjalë në telefon se dua që të rrijë edhe më shumë në këmbë, dua të bëjë më shumë punë, dua të mos i rrëshqasë asnjë mi nën mustaqe. Kur marr ankesa nga njerëzit, nuk mërzitem me njerëzit, mërzitem me këta. Kur i përgjigjen unë njerëzve, këta duhet t’i rrinë gatitu. Si t’ia bëjmë ne se më të mirë se ky nuk kemi këtu”, deklaroi Rama.

Rama gjatë fjalës së tij tha se i kujtohet se si ishte Kavaja para shumë vitesh, duke shtuar se ishte vatër e dëshpërimit. Mes të tjerash Rama iu drejtua demokratëve duke thënë se anija e tyre është mbytur.

"Mu kujtua se si ishte hyrja e Kavajës kur morëm detyrën. Dukej realisht në atë kohë si hyrje në një vatër të dëshpërimit, të harresës, rrënimit. ishte e gjithë Kavaja. I kam para syve pamjet e Kavajës dhe e kam parasysh punën, projektet dhe përpjekjet për të nisur ndryshimin e madh. Këtu në Kavajë, ndryshe nga shumicën e bashkive, na ndodh që ky qytet të kthehet në duart e atyre që në 30 vjet që kur ka zgjedhje, s’kanë mundur të krijojnë një shembull të vetëm se dinë të kujdesen për një bashki, apo fshat. Më kujtohet kur Kavaja u kthye në duar e tyre të vetmet probleme që kishim me Kavajën nuk ishte se si të bënim një kopsht më shumë, apo si të krijojmë diçka të re, por e kishin mendjen te lejet e dhëna në rërë, në kundërshtim me çdo sens të së bukurës.

E vetmja gjë që mbaj mend kur e rimorën Kavajën ishte se si ky qytet të vihej në funksion të një grupi që vepronte si një bandë. Dua t’u them atyre që votojnë për ata. Po mirë mo keni një minimum ndjeshmërie në mos për vete, por për fëmijët tuaj. Ata kur e kishin Kavajën, e kanë degjeneruar. Le të më dalë njëri dhe të më tregojë një bashki dhe të thotë; jo e ke gabim. Shihni Shkodrën. Kush e bëri Shkodrën ashtu? Zoti?! Jo! Historia jo. Shkodrën e bëri ashtu, vetëm ata që ecin mbrapsht. Shkoni kthehuni në shtëpi duke ecur mbrapsht. Po të kesh alamet gomari këtu për të ngarkuar dru dhe të kërkosh qenë vërdallë?! Sovrani merr shërbëtor në punë. për këtë në demokraci kush zgjidhet është shërbëtor i atij që zgjedh. Ta dini se sa e rrah këtë unë! Se keni idenë. Ai që të ‘rreh’ të do më shumë. E ‘rrah’ me fjalë kuptohet përmes telefonit.(I drejtohet Redjan Krali).”, tha Rama.

edi rama 14 maji

Lini një Përgjigje