TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2023, 15:50

Rama sulmon Metën e Berishën nga Mirdita: Pas 14 majit do dalin sërish të thonë na i vodhën zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti

Rama sulmon Metën e Berishën nga Mirdita: Pas 14 majit do dalin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet ndaj kandidatëve të opozitës. Ai ishte sot në Mirditë ku sulmoi kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Albert Melyshin.

Ne nuk kemi ardhur këtu për të dhënë nuse por për të thënë që në 14 maj nuk po shkojmë në dasëm e s’po kërkojmë dhëndër por njeriun që do të marrim në punë për 4 vite, që do të vijojë të punojë për Mirditën.

Gjithçka e kisha dëgjuar por kur thotë kandidati jam djalë i mirë, më jepni votën, këtë se kisha dëgjuar. Unë nuk kam motër për të martuar, djalë i mirë të jetë por a është i zoti, a e tërheq karrocën, por mesa shoh unë i paska gjunjët copë. S’dua të merrem se nuk e njoh fare”, tha ai.

Ndërkohë Rama i ka paraprirë dhe asaj që mund të ndodhë pas 14 majit. Ai është i sigurt se do të fitojë, por u shpreh se Meta e Berisha do vijojnë avazin e vjetër me akuza se ja u vodhën zgjedhjet.

Thoshin Rama ik, ik Luli! Do bëhen zgjedhjet në 14 maj, është punë orësh kur të thonë i vodhi, çohuni, Rama ik, po këtë herë do ikin ata përfundimisht. Luli iku po është rehat se është në gjumë, këta nuk do ikin të flenë, këta nuk flenë dot, kanë hesape të tjera, drejtësia vonon po nuk harron, drejtësia ka vonuar sa s’ka më”, shtoi kryeministri.

rama mirdite

Lini një Përgjigje