
Kryeministri Rama ka sulmuar partitë e vogla nga Kukësi, duke i quajtur insekte të reja. Ai u shpreh se ne nuk mund t’i themi Europës, ‘Prit se na janë shfaqur ca insekte të reja në shtëpi’.
Rama tha gjithashtu se Europa kërkon të jemi super korrektë, ndërsa shton se për këtë i duhet fuqia Partisë Socialiste.
“Del bufi, shfaqen kukuvajkat, shfaqet zhapiku, janë dhe ca nga këto insektet e reja, i keni parë që janë shfaqur nëpër fushë, se ata janë më të mëdhenjtë fare. Se nuk mund t’i themi ne Europës se kemi ca probleme se na kanë dalë insektet në shtëpi. Ne duhet të jemi super korrektë dhe vetëm për këtë na duhet fuqia. Është e rëndësishme që Europa dhe ato vende, se një shumicë më e madhe është bashkuar nga ç’ka qenë më parë, t’i themi që ne duam të ulemi aty ku na takon vendi”, tha Rama.
Lini një Përgjigje