
Kryeministri Rama ka ironizuar Bashën dhe Berishën gjatë një takimi në Kukës në kuadër të fushatës zgjedhore për 11 Majin.
Teksa foli për rritjen e numrit të të punësuarve gjatë mandatit qeverisës të PS, Rama tha se për Bashën 7x7 bëjnë 42, ndërsa për Berishën 6 milionë, duke iu referuar kontratës të lobimit të PD në SHBA.
“Numri i të punësuarve kur ne morëm detyrën ishte 1 milionë e 23 mijë persona dhe në fund të vitit të kaluar ishte 1 milionë e 327 persona dhe janë mbi 300 mijë të punësuar. Se ka ardhur një kohë e vështirë për matematikën njëri thotë që 7 herë 7 bëjnë 42 dhe tani ka dalë tjetri që thotë 7 herë 7 bëjnë 6 milionë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje