
Kryeministri Rama ka ironizuar Berishën gjatë një takimi ne Kukës. Ai tha tropojanëve nuk u besohej se do të ndodhte zhvillimi i turizmit në Tropojë vitet e fundit.
Duke iu referuar Berishës, Rama tha se demokratët i kishin besuar dikujt nga këto anë që nuk kishte bërë asgjë në vitet e qeverisjes së tij.
“Kur vija në Kukës në ato fillime, Kukësi ishte një territor i zymtë dhe çdo gjë rreth e rrotull të thoshte “largohu”. Sot ky është një qytet tërësisht tjetër dhe dua t’i siguroj banorët e lagjes 1 dhe lagjes 7, se projekti i transformimit të lagjeve do të përfundojë dhe kur të përfundojnë edhe këto dy të tjera. Jam shumë i vëmendshëm për investimet në Kukës, ndaj ua mbaj dhe mend. Ajo që ka më shumë rëndësi që të thuhet sot, është që edhe Kukësi si bashki të hyjë në hartën turistike të Shqipërisë.
Ne sot kemi një zhvillim që as nuk mendohej: zhvillimin turistik të Tropojës. Më kujtohet që kur thoshim që në Tropojë do zhvillojmë turizmin, nuk na besonin sepse për shumë vite i besuan dikujt nga të vetët dhe s’panë asgjë të hajrit. Sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje