TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2026, 09:39

Rama sulmon protestuesit: Fashistë! Turistët e huaj po anulojnë rezervimet, keni bërë një dëm të madh

Shkruar nga Pamfleti

Me tone të ashpra, Rama denoncon protestuesit se po përcjellin një “frymë fashiste”, duke i cilësuar si “hajvanë” autorët e presioneve dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, platforma që shefi i qeverisë nuk i kontrollon dot akoma.

Rama sulmon protestuesit: Fashistë! Turistët e huaj po anulojnë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama më shumë se kërkesat e protestuesve në shesh dhe problemet e shqiptarëve, është i interesuar për të huajt që vijnë në Shqipëri.

Shefi i qeverisë, thotë se protestuesit po i bëjnë një dëm të madh vendit, pasi turistët po anulojnë rezervimet.

Sipas tij, kjo situatë po prek drejtpërdrejt bizneset lokale, ekonominë familjare dhe të ardhurat që vendi përfiton nga turizmi.

“Kam marrë shumë mesazhe, por natyrisht që unë nuk mund të dal dhe ta përdor këtë që të thuhet: “Do të ndalosh protestën se t’u dogj shpirti për hotelet?!”. Por, nga ana tjetër, nuk mund të rri pa thënë që edhe në Vlorë dhe në Durrës ka pasur protesta të operatorëve turistikë, protesta sensibilizuese.

Në Vlorë kanë qenë rreth 95% e atyre që zotërojnë hotele, restorante, bare që i janë bashkuar protestës sensibilizuese, duke kërkuar mirëkuptim që sezoni të mos dëmtohet, sepse është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë familjare të shumë njerëzve të lidhur me turizmin dhe është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë lokale dhe për ekonominë kombëtare në tërësi.
Domethënë, nëse ne do të ndalojmë që në Shqipëri të hyjnë, ato para që do të hyjnë normalisht me një sezon turistik të qetë, atëherë unë nuk e di se në favor të kujt shkon kjo.

Nëse ka një axhendë protesta për të penguar Shqipërinë nga të katërt anët dhe, përmes pengesës, për të krijuar një frustrim dhe pastaj për t’i bërë njerëzit që të thonë: “Hajde se po e heqim këtë qeveri, vetëm që të na lini rehat”, atëherë kjo është një axhendë që është jo e re. Është një axhendë që është përdorur në vende të tjera, është një axhendë që është përdorur dhe këtu nga molotovarët, por që nuk ka për të funksionuar. Dëmi, patjetër që do të jetë i madh, edhe i panevojshëm, sipas meje.

Një tjetër simptomë shumë e neveritshme është bullizmi ndaj njerëzve në Facebook, në Instagram.

Kam parë me shumë keqardhje se si një këngëtar si Ylli Limani, një këngëtar i dashur për një masë njerëzish, nuk është këngëtari im i preferuar, unë i përkas një brezi tjetër dhe jetoj me të tjera dëshira që lidhen me muzikën, por është një këngëtar shumë i respektuar, shumë i preferuar, që ka bërë një koncert të jashtëzakonshëm në Tiranë, – e kanë “masakruar” me sharje, me presione, me kërcënime për të anuluar koncertin dhe për të mos i dhënë njerëzve kënaqësinë që të kenë një moment të bukur muzike, sepse njerëzit do të fokusohen tek protesta.“, u shpreh Rama në hyrje të podkastit.

Rama thotë gjithashu se është i shqetësuar për zhvillimet e fundit, duke theksuar se në to po vihet re një komponent që ai e cilësoi si “frymë fashiste”.

"Një tjetër simptomë e neveritshme është bullizmi ndaj njerëzve në rrjetet sociale. Kam parë me keqardhje se si një këngëtar si Ylli Limani, shumë i respektuar, shumë i preferuar, e kanë masakruar me sharje, me presione, me kërcënime, për të anuluar koncertin! Njerëzit që kanë opinion tjetër, marrin të shara dhe kërcënime. Ka një komponent fashist, një frymë fashiste, që s’ka nevojë për uniforma dhe armë. Fryma fashiste është ‘Shqipëria e shqiptarëve’, të tjerët s’janë të mirëseardhur. Është e patolerushme që një grup njerëzish t’i imponohet pjesës tjetër, që ose do mendosh si ynë, ose do të sakatoj, bullizoj, kërcënoj. Kjo është fashiste, skandaloze, dhe kjo duhet ndalur, duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj hajvanëve.”, tha kryeministri. 

Ndërkohë me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, sërish ditën e sotme pritet që mijëra qytetarë të mblidhen në protestën e 15, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët do të grumbullohen si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nis marshimi përpara kryeministrisë, aty ku për orë të tëra aktivistë dhe qytetarë mbajnë fjalim dhe shprehin pakënaqësitë që shoqëria ka si pasojë e klasës politike.

rama sulmon protestuesit

Lini një Përgjigje