
Kryeministri Rama ka ironizuar sërish Lulzim Bashën dhe kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Ai hodhi poshtë pretendimet se ulja e papunësisë lidhet me largimin e qytetarëve jashtë vendit, duke theksuar se të dhënat janë llogaritur mbi bazën e fuqisë reale punëtore.
“Këto janë shifrat – jemi në hall edhe me matematikën sot", u shpreh Rama, duke ironizuar opozitën dhe kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit në SHBA.
“Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%. Nuk qëndron pretendimi i tyre se është ulur pasi janë larguar njerëzit, jo është llogaritur në bazë të fuqisë punëtore. Këto janë shifrat, se jemi në hall edhe me matematikën sot.
Ku thoshte Luli artisti 7×7=42 na dukej një tmerr i madh. Tani është 7×7=6 mln dhe ka edhe një x më pas sepse nuk dihet se çfarë ndodh më pas”, tha Rama.
Lini një Përgjigje