TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 10:23

"Vendi ishte drejt kolapsit", Rama: Në vitin 2013 nuk kishte lekë as për shkumësa në shkolla

Shkruar nga Pamfleti

"Vendi ishte drejt kolapsit", Rama: Në vitin 2013 nuk kishte

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në qytetin e Shkodrës, tha se nëse Shqipëria do të ishte në gjendjen që përshkruajnë kundërshtarët e tij, atëherë vendi nuk do të ishte as pranë tryezës së bisedimeve me Brukselin.

Rama iu përgjigj akuzave për “narko-shtet” ndërsa tha se një vend që sipas opozitës nuk ka ujë e drita, nuk mund të ishte në negociata me BE-në.

“Si mund të negociojnë ata me një vend “narko’, si mundet? Si mundet me një vend që s’ka ujë e drita”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se vendi në vitin 2013 ishte prag kolapsit, ku sipas tij në shkolla nuk kishte as shkumësa sepse nuk kishin lekë.

“Borxhi i fshehur kishte bllokuar qeverinë.

Shqipëria në 2013 ishte në fije prag të kolapsit të dytë të ngjashëm me piramidat. Borxh ndaj kompanive ishte shumë i madh. Popuplli e ka shpëtuar vendin në fije të perit.

Asnjë rrugë nuk kishte përfunduar, ishin tendera për të hapur gropa gjithandej e për t’u rënë daulleve se po punojmë. Nuk kishte shkumësa në shkolla, sepse nuk kishte më lekë.

Invalidët nuk kishin marrë më asnjë lek, 40 mln euro i kishte shteti atyre dilnin me karroca e paterica në protesta po i mbysnin në dru”, tha Rama.

Lini një Përgjigje