Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike, duke publikuar një mesazh në rrjetin social “X” të shoqëruar me një foto nga tensionet e regjistruara gjatë mbrëmjes.
“Kur mortja e shtyn qenërinë te dera e xhamisë…”, shkruan Rama në reagimin e tij, ndërsa postimi shoqërohet me një imazh ku shihen flakë, tym dhe gaz lotsjellës në zonën pranë Xhamisë së Namazgjasë, gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.
Fotoja paraqet momentet e tensionuara të protestës, ku në sfond dallohet xhamia e ndriçuar, ndërsa në plan të parë shihen silueta personash mes tymit dhe dritave shumëngjyrëshe.
Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas një dite të shoqëruar me përplasje para Kryeministrisë dhe më pas pranë Kuvendit, ku u hodhën molotovë dhe policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… pic.twitter.com/RrOz3lLqx3
— Edi Rama (@ediramaal) February 20, 2026
Lini një Përgjigje