Partia Demokratike mbajti sot protestën e tretë kombëtare brenda vitit 2026, në përvjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.
Pas tre orësh tensionesh, sulme me molotov, hedhje gazi lotsjellës dhe uji, është mbyllur protesta e PD. Ishte kreu i saj Sali Berisha, i cili shpalli mbylljen e tubimit nga selia e partisë. Ndryshe nga herët e tjera, Berisha kërcënoi me sulme ndaj selisë së Partisë Socialiste. Sipas tij, policia hodhi gaz në selinë e PD dhe kjo u jep atyre të drejtë të bëjnë të njëjtën gjë.
“Sot Edi Rama ka hedhur gaz në selinë e PD. E paralajmëroj se në rast se guxon të sulmojë këtë seli, selitë e tij gjumë nuk do të gjejnë. I them Edi Ramës, është mundi më i madh për ne të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tyre ndaj selive të krimit. Por ata janë të gatshëm në çdo moment për t’i bërë ato të paqena. Prandaj, urrejtjen që ke ndaj pluralizmit mos e shpreh duke gjuajtur me bombola gazi selinë e PD. Ne jemi kryengritës paqësorë, por ne nuk e tolerojmë sulmin ndaj selisë sonë. Edhe një herë, hiq dorë nga sulmi në seli. Jemi të gatshëm absolutisht nga mëngjes deri në mesnatë të përgjigjemi siç e meriton”, tha ai.
Berisha paralajmëroi se do të vijojnë protestat dhe tha se do të njoftohet data e tubimit të ri, i cili do të jetë mbarëkombëtar.

Partia Demokratike mbajti sot protestën e tretë kombëtare brenda vitit 2026, në përvjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Tubimi u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje me forcat e rendit, fillimisht para godinës së Kryeministrisë dhe më pas pranë Kuvendit.
Një grup protestuesish hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, duke shkaktuar flakë për pak çaste në hyrje të godinës. Efektivët ndërhynë menjëherë dhe neutralizuan zjarrin. Në përgjigje, policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.
Tensionet u zhvendosën më pas drejt Kuvendit, ku pati sërish përplasje dhe tension. Gjatë gjithë protestës u raportua për përdorim të konsiderueshëm të gazit lotsjellës, që preku protestues, qytetarë dhe gazetarë në terren.
Një protestues u godit në kokë me një bombol gazi lotsjellës, teksa pati akuza se u përdorën plumba gome. Policia nisi shoqërimet, ndërsa efektivë të veshur civilë shoqëruan disa persona.

Në kulmin e tensioneve, kreu i PD-së Sali Berisha u largua nga zona e përplasjeve dhe u drejtua për në selinë e partisë, duke mbajtur maskë kundërgaz. Protestuesit u zhvendosën më pas pranë selisë blu.
Protesta e sotme vjen pas atyre të 24 janarit dhe 10 shkurtit, të cilat po ashtu u shoqëruan me incidente dhe përdorim të mjeteve piroteknike ndaj institucioneve shtetërore. Autoritetet kishin paralajmëruar masa të shtuara sigurie, duke mobilizuar mbi 1300 forca policore në terren.
Arixhinjte e Beogradit, Moskes e Athines nuk do pushojne kurre deri sa tu dale fryma e fundit. Pse? Sepse enderrojne kohen e tyre të arte kur shkaterruan vendin duke filluar me shkaterrimin e fabrikave, shitjen për skrap makinerite, shitjen e armatimit, grabitjen e tokave të ish pronareve permes ligjit 5701 e lista nuk mbaron. Tani duan të vendosin fashizmin e të grabisin prape prona, hotele e biznese e ta bejne prape Lane nevojtore muti malokesh e rrugacesh sic e bene dikur. Vetem Spaçi i ben zap keta muter që na moren fytyren neper bote.