Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar shëtitjen e kryeministrit Edi Rama në Dhërmi. Ai iu drejtua ministrave duke thënë se ata po rrinë roje në Kuvend, ndërsa Rama po bën xhiro në plazh.
“Ishte duke bo shëtitje me Belën me makinë, po po me makinë, po bënte shëtitje në plazh. Ju ka lënë ju roje këtu deri në 12 të natës të votoni”, tha Bardhi.
Rama ndodhet në jug të vendit, duke inspektuar punën në akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.