TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 13:20

Felaj nuk pranon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, revoltohet Bardhi: Për kafe u ndërpre seanca?

Shkruar nga Pamfleti

Felaj nuk pranon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve,

Pas bllokimit të Foltores së Kuvendit nga deputetët të opozitës, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj vendosi që të ndërpritet seanca për 30 minuta.

Mësohet se Konferenca e Kryetareve nuk është mbledhur për heqjen nga votimi i ligjit për studentët dhe Akademinë e Shkencave.

Për këtë Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se ndërprerja e seancës qenka bërë vetëm të pihet kafe dhe jo për mbledhjen e konferencës së kryetarëve.

Seanca e sotme plenare është zhvilluar nën tensione dhe debateve të forta, ku opozita ka kërkuar që të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama që të japë llogari për skandalet e qeverisë.

Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancën e sotme plenare pasi është në plazh, në jug të vendit. Kjo u bë e ditur gjatë seancës së sotme nga Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se Rama është në plazh në Dhërmi.

Bardhi iu drejtua ministrit Ulsi Manja duke i thënë se ai ishte personi që i kishte treguar vendndodhjen e Ramës. 

'Kryeministri është në plazh në Dhërmi. Më the ti o Ulsi. A më the ti që është Edi Rama në Dhërmi?'- thotë Bardhi.

felaj revoltohet bardhi

Lini një Përgjigje