TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 13:50

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për interpelancë, Rama xhiro nga Dhërmiu me Ballukun

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për
Senaca e sotme plenare

Shumica socialiste ka rrëzuar me shumicë votash dy kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.

‘Nuk pranohet kërkesa për mocion me debat dhe interpelanca’- tha zv.kryetarja Ermonela Felaj.

Ndërsa deputeti i PS, tha se për këto dy çështje nuk ka urgjencë.

"Nuk ka urgjencë, kjo quhet urgjencë false, do ta shohim. Urgjencë për qytetarët dhe për këtë kuvend nuk ka. Ky kuvend është marrë gjerë e gjatë me këtë çështje. Urgjenca vendosin hallet brenda jush. Do t’i kërkoja kolegëve të mi që ta rrëzojë kërkesën me urgjncën sepse janë të pambështetura në rregullin nr.1 të shtëpisë sonë.", u shpreh deputeti.

Ky vendim i PS revoltoi opozitën.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se funksionojnë me moton “erdhëm, vodhëm, ikëm”.

Gjatë fjalës së tij në foltore, kryedemokrati Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçit dhe Erion Veliajt, të cilët i quan “kriminelët e vërtetë të aferës së djegësit të Tiranës”.

Teksa akuzon mazhorancën, Berisha i ka thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen në protesta, pasi thotë se vetëm ata mund ta bëjnë drejtësinë në Shqipëri.

Seanca e sotme u ndërpre për 30 minuta dhe u shoqërua me debate të shumta. Deputetët e opozitës u mblodhën rreth foltores dhe kjo solli futjen në sallë e disa prej efektivëve të Gardës së Republikës.

Në fund të fjalës së saj, deputetja e PD, Zheni Gjergji, tentoi t’i kalonte drejtueses së seancës, Ermonela Felaj, disa letra ku ishin kërkesat e studentëve të mjekësisë, të cilët kundërshtojnë ligjin e propozuar nga qeveria për qëndrimin e detyruar të tyre për 5 vite në vend pas përfundimit të studimeve.

Por pasi efektivët e Gardës nuk e lejuan, ishte deputeti Flamur Noka i cili mori letrat dhe kalo pas gardistëve për të lënë letrat në vendin ku ulet kryeministri Edi Rama.

Deputetët demokratë bënë thirrje që gardistët të largohen nga salla, thirrje që u përsërit edhe nga ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali. Por gjatë fjalës së saj, numri i deputetëve në foltore u shtua edhe më shumë, ndërsa të tjerë qëllonin me duar në tavolinat e tyre.

Por ndërkohë që opozita kërkon që kryeministri të marrë pjesë në seancë plenare,  Edi Rama ndodhet në Dhërmi me ministren Belinda Balluku për inaugurim segmentesh rrugore dhe ka bërë vetëm një reagim për dialogun Kosovë-Serbi.

“Palasë-Dhërmi për 7 minuta”, thotë Rama teksa inspekton akset Orikum, Dhërmi, Palasë.

Lini një Përgjigje