Davide Ançeloti, zëvendëstrajneri i kombëtares së Brazilit, është përfshirë në një valë polemikash pas ndeshjes mes Brazilit dhe Skocisë, për shkak të një momenti të kapur nga kamerat televizive gjatë aktivizimit të Nejmarit.
Pamjet u interpretuan nga shumë tifozë si një shenjë mosmiratimi nga ana e djalit të Karlo Ançelotit, pasi ai u pa duke tundur kokën në çastin kur Nejmar po hynte në fushën e lojës. Ky interpretim nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndaj Ançelotit u drejtuan komente fyese, madje edhe kërcënime.
Për t'i dhënë fund spekulimeve, Davide Ançeloti reagoi përmes një postimi në Instagram, duke sqaruar se gjesti i tij nuk kishte asnjë lidhje me Nejmarin, por ishte pjesë e një bisede me një anëtar të stafit teknik.
"Në disa raste, për të ruajtur harmoninë e grupit është e nevojshme të sqarohen momentet kontroverse. Më vjen keq që një bisedë me Pol Klement, e cila nuk kishte asnjë lidhje me hyrjen e Nejmarit në fushë, u nxor jashtë kontekstit. Jemi me shumë fat që punojmë me futbollistë të një niveli kaq të lartë, si në aspektin profesional ashtu edhe atë njerëzor, si lojtarët e kombëtares braziliane. Vazhdojmë përpara, të bashkuar, me respekt, përkushtim maksimal dhe entuziazëm", shkroi Ançeloti.
Reagim pati edhe bashkëshortja e tij, Ana Galoça, e cila tha se edhe ajo ishte bërë objekt i fyerjeve në rrjetet sociale për shkak të interpretimit të gabuar të pamjeve.
"A e kuptoni se po interpretoni një imazh në mënyrë krejtësisht të gabuar, pa asnjë lidhje me realitetin, dhe për këtë arsye kam marrë shumë fyerje këtë mëngjes? Ne jemi të parët që duam fitoren e Brazilit", shkroi ajo.
Ndërkohë, edhe “Globo Esporte” ka raportuar se polemika është krijuar si pasojë e një interpretimi të gabuar të një pjese të videos. Sipas medias braziliane, pamjet e plota tregojnë se menjëherë pas atij momenti Davide Ançeloti ngrihet nga pankina, i afrohet Nejmarit dhe e përshëndet, një detaj që nuk u përfshi në fragmentin e videos që u bë viral në rrjetet sociale dhe që, sipas raportimit, kontribuoi në përhapjen e polemikave.
شوفوا ردة فعل ولد أنشيلوتي يوم نيمار دخل بديل عن كونيا. ????????pic.twitter.com/oDWDIVFa9g
— ياسين lfc (@lfc009666) June 26, 2026
Lini një Përgjigje