TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2026, 13:05

"Rama të japë dorëheqjen", Berisha: Vetëm me Portin e Durrësit rrezikon 60 vite burg!

Shkruar nga Pamfleti

"Rama të japë dorëheqjen", Berisha: Vetëm me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se mban postin në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se Rama qëndron në pushtet për të mbrojtur, sipas tij, afera korruptive dhe se largimi nga detyra do ta përballte me pasoja të rënda ligjore.

Sipas Berishës, në momentin që Rama largohet nga posti rrezikon 60 vite burg vetëm me Portin e Durrësit.

“Në emër të PD ripërsëris kërkesën e prerë të dorëheqjes së Edi Ramës si uzurpator i postit të kryeministrit. Rama qëndron në pushtet mbi krimin dhe drogën. Në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Rama qëndron në pushtet për të mbrojtur vjedhjet e qindra dhe miliarda eurove të shqiptarëve. Qëndron në pushtet, i bindur se në momentin e parë të largimit nga ajo karrige ai përfundon, nëse për lubinë i tha 36 vjet burg, ju garantoj se për Ramën as 76 nuk mjaftojnë, për serialin e veprave penale. Vetëm Porti i Durrësit është të paktën 60 vite burg. Djegësi i Tiranës, pra ajo që thashë unë ishte me minimumet, por Rama meriton 3 jetë ti kalojë në burgje për vjedhjet që ka bërë”, deklaroi kreu i PD.

Lini një Përgjigje