Politike20 Korrik 2023, 10:45

"Kryeministri të vijë për interpelancë", Bardhi përplaset me Nikollën: Ku e keni fshehur Edi Ramën?!

Shkruar nga Pamfleti

"Kryeministri të vijë për interpelancë", Bardhi

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në nisje të seancës së sotme plenare është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit, në ambientet parlamentit u pa garda!

Ai i kërkoi Nikollës që të largonte gardën, ndërsa kërkoi interpelancën me Ramën.

"Të largohet garda nga salla, ska arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit. Ju doni të kaloni në heshtje vjen me inceneratorët. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama. Frika e Edi Ramës nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti. Rama të marrë guximin e të dalë nga vrima ku është futur e të japë llogari për aferën e inceneratorëve”, tha Bardhi.

bardhi rama nikolla