TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 10:28

Kuvendi mban sot seancën e fundit, Tabaku e prerë: PD do kërkojë me insistim interpelancë sot për inceneratorët

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi mban sot seancën e fundit, Tabaku e prerë: PD do

Ditën e sotme do të mbahet seanca e fundit plenare në Parlament. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, para nisjes së seancës plenare u shpreh se sot PD do të kërkojë interpelancë për inceneratorët.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku foli gjithashtu edhe për pezullimin e fondeve të BE për bujqësinë në Shqipëri është një njollë turpi për institucionet shqiptare dhe për imazhin e vendit tonë.

Sipas deputetes, tashmë akuzat nuk janë vetëm mediatike apo të bërë nga opozita, por vijnë edhe nga OLAF.

“Mbrëmë vonë mbaroi punët Kuvendi për zbatimin e MSA, PD insistoi që çështjet kryesore dhe shqetësimet të paraqiteshin atje. Ne kemi shprehur shqetësimet në lidhje me zgjedhjet. Diskutuam për lirinë e medias që është kthyer në kryefjalën e takimit të djeshëm. Elementi i tretë ka qenë korrupsioni dhe lufta ndaj korrupsionit. Sot çështja e inceneratorëve është bërë jo vetëm një akuzë e opozitës, por edhe nga drejtësia. Abuzimi me fondet e bujqësisë nga BA është sot një akuzë e certifikuar nga OLAF. Është një njollë turpi. Të gjitha këto shqetësime i shprehëm në rezolutën e përbashkët të miratuar. PD do të insistojë që të përfshirët interpelanca për inceneratorët. Ky parlament është mbledhur tre herë për interesat private të 3 personave që janë në kërkim”, tha Tabaku.

tabaku pd kuvend

Lini një Përgjigje