TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 19:56

Rama tenton të lajë duart: Nuk e shkarkoi qeveria Erion Veliajn, por Këshilli Bashkiak!

Shkruar nga Pamfleti

Rama tenton të lajë duart: Nuk e shkarkoi qeveria Erion Veliajn, por

Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me strukturat e PS në Tiranë.

Teksa në konferencën me gazetarët refuzoi të përgjigjej mbi përplasjen me Erion Veliajn, Rama ka folur në këtë mbledhje mbi këtë çështje.

Përveç deklaratës se “Presidenti e ka dekretuar me vullnet të plotë datën e zgjedhjeve për Tiranën”, Ram mësohet se ka thënë gjithashtu: “Nuk e shkarkoi qeveria Erion Veliajn, por Këshilli Bashkiak”.

Pra duket se Ram po tenton të lajë duart me këtë deklaratë, ndërkohë që harron se më 11 shtator në Asamblenë e PS, ishte ai që urdhëroi Këshillin Bashkiak të shkarkonte kryebashkiakun.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur avokatët e Veliajt kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e dekretit të Presidentit, i cili shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve.

Deri më tani Kushtetuesja nuk ka reaguar, por duhet theksuar se e ka ajo në dorë fatin e zgjedhjeve në kryeqytet.

 

Lini një Përgjigje