TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 19:12

Arlind Qori sfidon establishmentin e vjetër politik, hyn në garë për Bashkinë e Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

Arlind Qori sfidon establishmentin e vjetër politik, hyn në garë

Lëvizja Bashkë shpall Arlind Qorin si kandidat për zgjedhjet e 9 nëntorit...

Pedagogu dhe aktivisti politik Arlind Qori do të jetë sërish kandidat i Lëvizjes Bashkë për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Vendimi u konfirmua sot nga strukturat e kësaj force, e cila ka refuzuar çdo bashkëpunim me partitë e opozitës tradicionale, duke zgjedhur të rikandidojë Qorin në garën e 9 nëntorit.

Propozimi i Lëvizjes BASHKË për mbarë qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit është emri i kryetarit të saj, Arlind Qori, zëri dhe njeriu, arsimtari dhe aktivisti që për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj.

Për ne, zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë.

Prandaj Arlind Qori, me gjithë eksperiencën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës.

Me besim te qytetarët dhe përkushtimi i gjithkujt që do të na bashkohet në këtë fushatë, dalshim faqebardhë”, njofton Lëvizja Bashkë.

Kandidimi i Qorit shihet si një sfidë politike jashtë sistemit të vjetër partiak, por edhe si një test për peshën elektorale të Lëvizjes Bashkë, e cila kërkon të paraqitet si alternativë ndaj PS-së dhe opozitës së përçarë. Gara e Tiranës pritet të kthehet në një betejë simbolike për legjitimitetin e institucioneve dhe për rolin e aktorëve të rinj në politikën shqiptare.

Qori sfidon hapur establishmentin e vjetër politik. Partia Socialiste ka tre mandate radhazi që mban pushtetin në kryeqytet dhe kërkon ta zgjasë dominimin, ndërsa Partia Demokratike fshihet pas gishtit. Edhe pse sulmon presidentin për dekretin, PD kishte premtuar hyrjen në zgjedhje dhe ndihmoi Ramën në shkarkimin e Veliajt. Në këtë panoramë të deformuar, Arlind Qori shfaqet si një kandidat interesant, që pozicionohet përtej politikës së përlyer dhe lojërave të vjetra të tranzicionit shqiptar. /Pamfleti

13 Komente

  1. K
    Kunadhja

    Bravo Altin..Ti e meriton te jesh kryetri i bashkise Tirane.

    1. K
      Keli

      Te presim Arlind.

    2. D
      Danoçi

      Forca Arlind,z yrhi këto pmera që na morën në.qafë,që.na e bën qytin tim të dashur Turanën të pabanueshmë,

      1. E
        Enkeled

        Arlindi eshte intelektual me kariere gati 20 vjecare, pedagog, njeri i thjeshte, model ne komunikim, i vetmi qe ka bere opozite reale karshi partive te vjetra, mbron kauza jetesore per qytetaret. Nese zgjidhet Kryetar, patjeter qe do kete pengesa nga Keshilli Bashkiak qe eshte ne duar te mafjozeve, por Arlindi do jete me afer halleve te qutetareve. Suksese Arlind, populli i Tiranes te pret.

        1. R
          Rina

          Suksese Arlind! Je zëri i njerëzve të thjeshtë!

          1. G
            Goni Tironci

            Dhe humbje e sigurte per ty Arlind dhe e nxjerr partine tende ne Pension e djeg perfundimisht Partine. Z.Rama te ka si lepirese ty. Shiko sa vota more ne zgjedhje ato jane qe mundet te japin dhe je i mbaruar Politikisht, thjesht do i besh sherbim Z.Rama

            1. A
              A.K.

              I uroj sukses.

              1. b
                besa

                Per tu vleresuar dhe mbeshtetur. Opozita nuk duhet te nxjerr kandidature tjeter, por te mbeshtes Arlind Qorrin. Eshte e nevojshme ndryshimi si shenje proteste dhe mospajtimi per kete derexhe ku eshte Tirana. Eshte bere vend i pabanueshem, i betonizuar , pis kudo me plera, me nje trafik cmenduri, ndotje akustike katraure e gatuar me shume kujdes dhe qellim per arsye perfiyimi nga ky qe kemi ne krye. Ndaj duhet ti japim nje shpulle, apo peshtyme ketij kryem kaq te korruptuar dhe te papergjegjshem.

                1. d
                  diana

                  Te ecte mbare zoti Arlind .Shumica kane besim tek aftesia, ndershmeria e guximi yt neke kohe qe po kalojme.

                  1. M
                    M

                    Arlind je zgjimi i ketij populli. Edhe po mos marresh shumicen e votave populli prape del i fituar. Perpara.

                    1. A
                      A. B.

                      Sot për sot Arlindi është i vetmi politikan i papërlyer

                      1. B
                        Bariu

                        Kur fle me qente, do të zgjohesh me pleshta- thote populli. Z. Arlind, kujdes nga tokxanistet qe ke prane. Jane si kulufi qe pasi u be mbret, gjene e pare qe beri, ishte vrasja e atit të vet.

                        1. P
                          PD , PS , PL = BANDA KRIMINALE

                          RESPEKTE pafund pët ARLIND QORIN . 3 VOTAT e FAMILJES time shkojnè pér ARLINDIN dhe LËVIZJEN BASHKË ???????????????? ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

                          Lini një Përgjigje