TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 11:52

Raportet shqetësuese: A ka komando shqiptare me flamur turk në Gaza?

Shkruar nga Pamfleti

 Raportet shqetësuese: A ka komando shqiptare me flamur turk në Gaza?

Këtu qëndron enigma. E cila megjithatë krijon si pasojë një varësi, një lidhje të fortë të Shqipërisë me sulltanatin e Erdoganit, kur në fakt shqiptarët nuk kanë lidhje me Lindjen e Mesme. Thjeshtë janë nizamë modernë...

Ka disa kohë që po qarkullojnë të dhëna të klasifikuara nga shërbime të ndryshme. Të cilat kanë sinjale të qarta se në Gaza, prej kohësh ndodhen komando paramilitare, shqiptare. Disa nga Shqipëria, disa nga Kosova, e disa nga Maqedonia e Veriut.

Raportet thonë se të gjithë këto, bashkë edhe me të tjerë operativë të kombësive të tjera janë ose ish-studentë ushtarakë apo nga akademitë e policisë në Turqi, ose militantë të organizatave integraliste, të cilat janë trajnuar në mënyrë sekrete nga segmente të lidhura me grupimet e devijuara të MIT-it turk, pra shërbimit sekret.

Këto të dhëna, edhe sikur jo shumë të mbështetura në prova të jenë, përbëjnë një shqetësim të madh. Ç’punë kanë shqiptarët në Gaza, kur vendi i tyre ka një qëndrim të caktuar në përplasjen e Hamas me Izraelin

Shërbimet perëndimore e kanë lejuar deportimin të operativëve të kontrolluar nga Ankaraja në Gaza. Pasi siç ndodh gjithmonë kaosi në vetvete ka një logjikë, ku gjithçka është iluzion, pasi thuajse të gjitha zhvillimet kanë qendrat e tyre të kontrollit. Ankaraja e sulltanit Erdogan ndërmori që në fillim pa pikë kompleksi lidhjet e tij me Hamas. Ka edhe të dhëna se operativë të organizatës, paratë dhe infrastruktura e lëvizjeve janë të mbrojtura nga Turqia. Po të shikosh sot mbështetësit e Erdogan që janë të shumtë në debatet televizive tonat, ata nuk guxojnë ta quajnë Hamasin terrorist, e pakta e krahasojnë me Netanjahun, edhe pse kryeministri izraelit është i zgjedhur dhe Hamasi jo.

Por situata ka precipituar më shumë sesa qëndrimi politik. Turqit kanë operativët e tyre në terren, që zëvendësojnë pazdaranët iranianë. E në këtë kontekst, thuhet se kanë një ‘carte- blanche’ veprimi në terren nga ana e SHBA dhe NATO. Pasi informimi është krejt i ndryshëm. Pikëpyetja në këtë rast është, a janë shqiptarët në aradhët e azapëve të ”Çanakalasë” së sotme të dërguar atje me dijeni të amerikanëve apo kundër?

Fakti në këtë rast është se, SHBA që ka nën kontroll shërbimet egjiptiane dhe jordaneze, plus Mossad-it izraelit, nuk mundet që kjo gjë t’i ketë shpëtuar. Pra është më e besueshme teza se këto operativë në një farë apo të gjitha mënyrat kanë lidhjet dhe kontrollin me Uashingtonin. Siç në një farë mënyre apo në të gjitha mënyrat edhe shqiptarët e ISIS ishin në dijeni të CIA-s. Se ndryshe nuk kishin gjasa që të shkonin. Mund të ishin bllokuar që në rrënjë. E këtu është enigma. E cila megjithatë krijon si pasojë një varësi, një lidhje të fortë të Shqipërisë me sulltanatin e Erdoganit, kur në fakt shqiptarët nuk kanë lidhje me Lindjen e Mesme. Thjeshtë janë nizamë modernë, që si azapët e Sirisë kënduan këngën  “Mbeçë more shokë mbeçë, përtej Urës së Qabesë./ Nësë pyet nëneja për mua, thoni se u martua./Nëse pyet ç’nuse mori; 7 plumba për kraharori./ Nëse pyet ç’krushq i vanë; Sorrat dhe korbat po e hanë!”/Pamfleti

raporte shqetësuese komando shqiptare gaza flamur turk

Lini një Përgjigje