
Ish-deputeti Ervin Salianji tha se Partia Demokratike ka pritur raportin final të OSBE/ODIHR për të bërë një analizë brenda partisë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Salianji tha se raporti i publikuar sot tregoi se zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme. Sipas tij, së pari fokusin do ta kenë të zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, dhe më pas do të përqendrohen në një analizë të thelluar dhe të ketë vendimmarrje.
“Së pari, PD ka pritur këtë raportin përfundimtar për të diskutuar me një sy të paanshëm. Së dyti, analizat janë në partitë politike nuk e ç’analizon se është e dukshme. Demokratët të parët presin reagim ndaj vetes, presim vendimmarrjes. Analiza s’do të thotë se do të ngrihemi se qahemi si njëherë e ca kohë na vodhën zgjedhjet. Qytetarët presin vendimmarrje dhe ndryshim që PD të ketë mundësi të rrëzojë qeverinë.. Shqiptarët presin vendimmarrje që PD të jetë e aftë të rrëzojë qeverinë pse nëpërmjet zjedhjeve apo protestave. Jam dakord që është vonë por është pritur ky raport. Fokusi duhet të jetë të zgjedhjet lokale, janë disa kandidate që mbështeten nga opozita”, u shpreh ai.
Salianji tha gjithashtu se i takon PD-së që të gjejë rrugën e duhur për të rrëzuar qeverinë dhe për këtë duhet që të organizohen protesta pasi nuk mund të vijohet gjithmonë duke u ankuar.
Sipas ish-deputetit, PD ka organizuar gjithmonë protesta të forta, por janë dëmtuar nga marrëveshja e vitit 2017 dhe nga djegia e mandateve.
“Çdo herë që PD ka bërë protesta ka bërë rezultat tjetër punë se si i ka prishur vetë. Në 2017 pas qëndrimit në çadër, pas 20 ditësh hoqi Rama 6 ministra dhe pas 3 muajsh u detyrua të pranonte kushte për garë. Tjetër pastaj se si shpërdorohet protesta. PD ka pasur protesta të forta ka dhënë rezultat. Protesta S'ka pasur faj por marrëveshja e Majit 2017, protesta ka sjellë në tryezë edhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Se ka pasur fajin protesta në shkurt 2019 por djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në bashki", tha ai për “Report Tv”.
Duke u ndalur te zgjedhjet e pjesshme, Salianji deklaroi se mbështetja e kandidatëve të pavarur nuk është një mënyrë për t'i ikur përgjegjësisë.
"Nuk do të thotë se ata janë të pavarur dhe jetim, janë të mbështetur nga opozita. Betejat kryesore nëpër zona i bën po ashtu PD si partia kryesore por edhe partitë e tjera për të mbështetur kandidatët. Ata kanë pjesën e vet të komunikimit me qytetarët, por edhe opozita drejtuesit e saj i ka në rolin e tyre në fushatë”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje