Ish-bashkëshorja e kreut të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste televizive ka folur për marrëdhënien e saj Ilir Metën dhe vitet e mëparshme të jetës me të.
Ajo ka fajsuar ish kreun e SPAK, Altin Dumanin si shkaktari i konflikteve mes tyre.
"Më thuaj ti një femër që nuk mban mend puthjen e parë. Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën, nuk kanë qenë të tmerrshme, por shumë të bukura. Ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Me Metën kam kaluar shumë sfida, shumë beteja, disa i fituam, disa u humbën.
Unë nuk mund të mohoj çdo gjë. Kjo që jam, jam për shkak të bashkëjetesës sime me të. Ai ishte shumë tolerant, më linte të bëja çfarë të doja, nuk kam pasur kurrë kontroll. Ne në jetën tonë kemi bërë a s’kemi bërë 5 herë pushime familjare.
Jam penduar që kam harxhuar kohën për të tjerët dhe jo për familjen time. Kam peng në marrëdhënien me fëmijët, sepse i jam përkushtuar njerëzve të tjerë dhe në fund të ditës, kur kthen kohën, thua çfarë kam bërë për fëmijën tim. Ndjej respekt për të. Meta kurrë nuk ka qenë i vëmendshëm për veshjen time. Vetëm një herë, kur i kam lyer flokët e kuqe, i bëri përshtypje.
Sot ndjej respekt dhe inat me veten që SPAK dhe Dumani përdorën metodologjinë e sigurimit të shtetit për të na futur në konflikt, duke i quajtur si bashkëpunëtor të SPAK, pra që kam tradhtuar Metën dhe doli që nuk ishte e vërtetë. Meta gjithmonë i ka besuar njerëzit dhe ky ka qenë problemi më i madh i tij. Ai ka një miqësi të tepruar brenda vetes së tij. Zhgënjimin e ka shumë më të madh. Manipulimi që është bërë ka qenë shumë i shëmtuar dhe jo njerëzor", tha Kryemadhi.
Po ke te drejte, sepse nga BREKEGRISUR, me akrobacite e tij, te kushtuan, mbi 1.000 Euro, nje pale. Por vete KOKELOPA, nga ASKUSHI, {nje legen ordinar}, arriti ne majat e pushtetit, fale manipulimeve e vjedhjeve.Bile thone , qe ky sharlatan , u be mesuesi i tjetrit Sharlatan, Sales se Milloshevicit.