TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 12:39

Rendi në Shqipëri: Ndërsa krimi bën kërdinë, Çuçi argëtohet kthinave duke tundur xhezin me Xhimi Lazrin

Shkruar nga Pamfleti
Rendi në Shqipëri: Ndërsa krimi bën kërdinë,
Bledi Çuçi

Në kuadër të kohëve të shkuara, Bledi është rilidhur me një mik shumë të vjetër, Xhimi Lazrin, të birin e Sofo Lazrit, një personazh fort i njohur prej ambienteve që frekuenton dhe disa shijeve jo fort konvencionale.

Ndërkohë që Shqipëria është kthyer në një arenë krimi dhe gjaku ka mbuluar rrugët, kur lajmet për vrasje janë kryefjalë në sasi dhe makabritet, Ministri ynë i Brendshëm, i ngopur me para, pushtet dhe me gruan që i luan fijet, ka gjetur mënyrat e veta të shpëtimit nga realiteti.

Pasi e ka dëshmuar paaftësinë e tij në çdo dikaster ku e kanë vënë, pasi është bërë lolo publikisht e privatisht, dhe pas çorbës që ka gëlltitur vite me parë, Bledi Çuçi i është kthyer ca pasioneve dhe njohjeve fort të vjetra, që në rrethe të ngushta e kanë vënë në diskutim edhe burrërinë e tij.

Rendi në Shqipëri: Ndërsa krimi bën kërdinë,

Por me sa duket, bashkë me moshën shtohen edhe veset!

Për ti krijuar vetes mundësinë e një strehëze të ngrohtë ku të shpëtojë prej presionit të gruas, ish burrit të gruas dhe gjithë të tjerëve që ka përreth, por edhe i frymëzuar nga ish burri i gruas që mban në zyrë kosh basketbolli e lapsa me ngjyra, Çuçi, në zyrën e vet ministrore ka ndërtuar një dhomëz ku ka vënë një xhez, të cilit i bie sa herë stresohet dhe sa herë i nevojitet t'i shpëtojë realitetit dhe t'i kthehet një pasioni të hershëm të tij që nga koha kur ende nuk e kishte kafshuar mollën e helmatisur.

Në këtë mënyrë edhe shtyn orët e qëndrimit në zyrë, meqë me punë nuk është i zoti të merret, por edhe vë pasionet në punë e beson se po bën muzikë të mirë.

Hallall sikur të ishte vetëm kaq!

Sepse këto kohë ministrin tonë të rendit e ka kaluar dalldia edhe për ca pasione të tjera që pakkush ia dinte.

Në kuadër të kohëve të shkuara, Bledi është rilidhur me një mik shumë të vjetër, Xhimi Lazrin, të birin e Sofo Lazrit, një personazh fort i njohur prej ambienteve që frekuenton dhe disa shijeve jo fort konvencionale.

Rendi në Shqipëri: Ndërsa krimi bën kërdinë,
Xhimi Lazri

Miqtë e vjetër frekuentojnë shpesh pasionet e hershme në një apartament në katin e 10 të një pallati pranë Pazarit të Ri, të siguruar nga Xhimi. Aty ata i bien xhezit dhe ca gjerave të tjera dhe shpesh nëpër këto mbrëmje argëtimi "muzikore" dhe jo vetëm, u bashkohen edhe të tjerë persona, të njohur për të njëjtat shije kulturore dhe seksuale.

Kështu i shpëton realitetit të tij Ministri ynë i Rendit, të cilit i kanë varur në qafë një këmborë që nuk e tund dot. Dhe ndërsa ai i bie xhezit e ndonjë gjëje tjetër (që për arsye etike nuk po e përmendim) me Xhimi Lazrin, Shqipëria lahet në gjak nga krimi, i cili i ngopur me kriminelë shqiptarë, ka filluar të pajtojë edhe vrasës nga jashtë vendit./Pamfleti

bledi Çuçi xhimi lazri xhezi rendi krimi

Lini një Përgjigje