Politike27 Dhjetor 2023, 14:30

Revoltohet avokati i Berishës: Gjyqtarëve t’u vijë turp nga vetja, zbatojnë urdhërat e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Revoltohet avokati i Berishës: Gjyqtarëve t’u vijë turp nga

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur për mediat pas përfundimit të seancës për masat shtrënguese ndaj Berishës.

Gjokutaj u shpreh se të gjitha kërkesat e palës së tij janë rrëzuar nga gjykata, e cila sipas tij ka marrë vendimet me “autorizimin e Ramës dhe mazhorancës”.

“Gjykata nuk e pranoi kërkesën duke thënë se hetimi është sekret. Faktet e kësaj dosjeje kanë dalë në media dhe është shuar kurioziteti për këto. Kërkuam që çështja të shkojë në GJK pasi kjo e fundit e ka lënë të pagjykuar në themel. Në mungesë të gjykimit kushtetues ne kërkuam të shkojë në GJK.

Pa mbaruar mirë ne vinte vendimi i gjykatës me autorizimin e Ramës dhe mazhorancës. Parashtrimi jonë qe shumë i gjatë. Për gjithë këto shkelje dhe rrëzim kërkesash ne kërkuam për së dyti përjashtimin e gjyqtares pasi ajo relatoi se kërkesa jonë për përjashtimin e gjyqtares për shkak të shkarkimit nga Berisha, ky vendim është rrëzuar.

Gjykata e shtyu nesër në orën 3 për shpallje, pasi e di që edhe kjo kërkesë e përjashtimit do të rrëzohet.
Të gjitha kërkesat tona janë rrëzuar. Ligji thotë se kur ngrihet kërkesa për përjashtim gjykata nuk mund të marrë apo japë vendim. Shqyrtohet kërkesa njëherë pastaj jepen vendimet. Këto janë të sigurta që do të rrëzohen.
Argumentet ne i kemi parashtruar te gjykata. E drejta e fjalës në cilësinë e liderit të opozitës, gjykata duhet të vlerësojë gjithë rrethanat, edhe personin me të cilin ka të bëjë. Nëse gjykata do veprojë me Berishën si me trafikantët, po bën një gabim të rëndë. Kjo gjykatë sot ishte e barabartë me gjykatat partizane”, u shpreh Gjokutaj.

gjokutaj gjyqtare