TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 19:52

Rezoluta e PPE, Rama: Fletë-rrufe e kënetës madhështore që paralajmëron humbjen në 11 maj

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta e PPE, Rama: Fletë-rrufe e kënetës madhështore

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, ka reaguar me anë të një postimi në “X” për mbledhjen e fundit të PPE në Spanjë, ku u miratua edhe një rezolutë, ku theksohej se zgjedhjet e 11 majit dhe demokracia në Shqipëri janë të rrezikuara.

“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve.

Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Rezoluta e PPE-së thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS; emërim i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt; shtypje e opozitës dhe kufizim i medias; ndjekje penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; pabarazi në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë.

 

Lini një Përgjigje