TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2023, 18:00

“Rilindja zhvillon korrupsionin mbi vlerat”, Ilir Meta: Qeveri arrogante, rrit taksat dhe nuk jep llogari

Shkruar nga Pamfleti

“Rilindja zhvillon korrupsionin mbi vlerat”, Ilir Meta: Qeveri

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Beratin, Zija Ismaili, ai u ndal edhe te akuzat për korrupsion ndaj qeverisë.

Meta akuzoi “Rilindjen” se “zhvillon korrupsionin mbi vlerat”, ndërsa theksoi se kjo është një qeveri arrogante. Ai shtoi gjithashtu se qeveria ka rritur taksat deri në nivelin 100 për qind, ndërkohë sipas tij shërbimet nuk kryhen ose nuk janë në nivel me taksat e paguara.

“Rilindja nuk ka asnjë ndjeshmëri për historinë e traditën. Rilindja ndjen kënaqësi kur mbi vlerat zhvillon korrupsionin e vet katastrofik. Të gjithë e dinë që me fondin amerikan u bë një investim që u hodh në lumë e mbi të po bëhet një ndërtim tjetër pa pyetur askënd.

Besoj shumë se ne do t’i kthejmë Beratit transparencën e munguar në drejtimin e bashkisë, frymën e gjithë përfshirjes që qytetarët ta ndjejnë që bashkia është e tyre dhe që është aty për tu shërbyer.

Janë rritur 50-100 përqind taksat dhe shërbimet në shumë raste nuk ekzistojnë fare.

Rritet taksa e pastrimit po mbeturinat nuk i tërheq askush, rritet taksa e ndriçimit por nuk vihet një llampë. Kjo vjen nga arroganca. Rilindja injoroi qytetarinë beratase, ekspertët, profesionistët dhe jam i sigurt që kjo do të marrë fund me votën e banorëve të Beratit për doktor Zijain dhe koalicionin tonë.

Kjo është filozofia e tyre edhe në nivel lokal edhe qendror: Rrisin taksat e nuk japin llogari”, tha Meta.

meta akuza qeverisë

Lini një Përgjigje