Politike 2 Prill 2023, 17:25

“61 për qind e buxhetit shkon për qoka e mobilim zyrash”, Këlliçi: Nuk do ketë më luks në Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

“61 për qind e buxhetit shkon për qoka e mobilim zyrash”,

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është ndalur sot në njësinë numër 9, për të prezantuar projektin e tij mbi transportin publik dhe uljen e taksave.

Këlliçi u shpreh se lufta ndaj korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, do të rrisë të ardhurat që do të mblidhen nga taksat dhe tarifat vendore me rreth 60 milionë euro më shumë se sa aktualisht. Siaps tij, shumica e fondeve të bashksië shkojnë për qokat dhe mobilime zyrash.

Masa e parë do të jetë, zerimi i taksës së arsimit. E dyta, taksa për tokën bujqësore do të bëhet zero për pjesën që i takon bashkisë. Taksa e fjetjes në hotel do të reduktohet me 30%. Taksa e tabelës informuese do të reduktohet po me 30%. Taksa e truallit do të reduktohet me po 30% dhe taksa mbi ndërtesën do të reduktohet me po 30%. Këto janë të gjitha masa që ndihmojnë biznesin e vogël. Kam dhe dy tarifa që do t`i ulë me 50%. 1-tarifa e pastrim gjelbërimit. 2-Taksa më korruptive që është në kryeqytet është taksa për hapësirën publike, që çdo taksidar dhe çdo tatimor i bashkisë Tiranë e bën korrupsion, do të përgjysmohet. Sikur me vetëm 20% më shumë ta rris unë mbledhjen e taksave, do të thotë 60 milionë euro më shumë në Tiranë në vit. Do të thotë transport publik falas, do të thotë nja 25 shkolla të reja, do të thotë investime në rrugët e Tiranës, dhe janë qindra kredi të buta për çiftet që nuk ia dalin dot jetesës në Tiranë. Mbas 14 majit do të ketë luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Të gjitha taksat që do të mblidhe në kryeqytet, do të kthehen në shërbime për ju”, tha ai.

Këlliçi u shpreh se nuk do ketë më luks e qoka. “Bashkia e Tiranës shpenzon 61% të buxhetit, për paga personeli, për njerëz që nuk bëjnë punën e tyre por që rrinë në Facebook që bëjnë patronazhistin apo aktivistin. I shpenzon për dieta, për mobilje, për karburant, për bileta udhëtimi, për kancelari, për mobilim zyrash, për makina me qera, për këtë shërbimin leasing që marrin dhe qoka dhe për koncerte”, u shpreh Belind Këlliçi.

Një tjetër angazhim i tij për qytetarët do të jetë zbutja e kostove të jetesës. Belind Këlliçi shprehet se do të ketë një fond të posaçëm nga bashkia për çiftet e reja, që të marrin kredi të buta.

Kosto e jetesës. Për mua, përballimi i kostos së jetesës, ulja e kostove për familjen mesatare, normale në Tiranë, pse? Kostot e jetesës për mua janë jetike për qytetarët, do të ndikojnë drejtpërdrejtë te çiftetet e reja, te mundësimi që të kenë akses në një fond të posaçëm nga bashkia e Tiranës, për të marrë një kredi të butë, për të përballuar me mijëra çifte të reja jetesën në Tiranë”, tha ai.

kellici luks qoka zgjedhje