TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2025, 08:00

Rinumërimi në Tiranë, lista e kandidatëve që kanë përfituar nga trafikimi i fletëve të votimit

Shkruar nga Pamfleti
Rinumërimi në Tiranë, lista e kandidatëve që kanë
Rinumërimi i votave preferenciale në Tiranë

Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve.

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.

Por ajo që doli nga 85 kutitë e para ishte fakti që Alimehmetit i mungojnë vetëm 4 vota nga 11 maji.

Ndërkohë që rivalja e tij për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka një mungesë prej 11 votash, të cilat do t’i shtohen pas rinumërimit.

Disa kandidatë si Petrit Doda, Petrit Gjorgji dhe Edit Harxhi kanë marrë padrejtësisht 10-14 vota nga numëruesit në 11 maj, ndërkohë që Ilda Zhulali ka parë që i janë hequr plot 13 vota në numërimin e parë të bërë.

Sa i përket Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka numrin më të madh të votave që numëruesit ia kanë llogaritur padrejtësisht, ndërkohë që nga 22 vota të padrejta kanë marrë Kejsi Elezi dhe Sofika Lleshi.

Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes.

Ish-ministrja ka marrë vetëm 1 votë më shumë në procesverbal nga sa kishte në kuti, ndërsa Gjylametit i mungojnë 2 vota.

Rinumërimi në Tiranë, lista e kandidatëve që kanëRinumërimi në Tiranë, lista e kandidatëve që kanëRinumërimi në Tiranë, lista e kandidatëve që kanëRinumërimi në Tiranë, lista e kandidatëve që kanë

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”. Për qarkun më të madh në vend, atë të Tiranës do të rihapen në total 1282 kuti votimi për subjektet politike dhe kandidatët.

Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të kësaj faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora.

rinumërimi i votave preferenciale në tiranë

Lini një Përgjigje