
Kolegji Zgjedhor certifikoi rezultatin në qarkun e Lezhës dhe Gjirokastrës duke lënë në fuqi vendimin e KAS. PD paraqiti një kërkesë sa i takon procesit zgjedhor të 11 majit ku deklaroi se në këtë qark ka pasur tentativa për manipulim votash, përfshirë dhe ato të Diasporës.
Nga votat e 11 majit në Lezhë, PD siguroi 4 mandate dhe PS siguroi 3 mandate ndërkohë që në Gjirokastër kryesuan socialistët.
Kolegji Zgjedhor është hallka e fundit ku mund të ankimohet rezultati ndërkohë që qarku i Lezhës dhe Gjirokastrës janë të parat që i kanë të certifikuara zgjedhjet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot ankimimin e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, duke e cilësuar si të pabazuar.
Ndërkohë, çështja nuk përfundon këtu për opozitën, pasi Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë ankimimet e paraqitura nga PD edhe për qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Kukës. Krahas pavlefshmërisë, PD ka kërkuar edhe përsëritjen e zgjedhjeve në këto zona.
Lini një Përgjigje