TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2024, 13:24

Roli i Artan Lames në bandat MCA, FINAL, Besa, IuteCredit e përmbaruesit, për grabitjen e pasurive

Shkruar nga Pamfleti

Ish-drejtori i pandehur Artan Lame, ka urdhëruar dhe pranuar akt-vlerësime financiare të pasurive, në vlerat e borxheve të kredive 5 mijë deri 10 mijë Euro, aq sa i kanë paraqitur agjencitë e mikrokredive, kur sipas ri-vlerësimeve të kadastrës, ato kanë pasur vlera reale 50 mijë deri 100 mijë Euro...

Roli i Artan Lames në bandat MCA, FINAL, Besa, IuteCredit e

Ditën marrjes në pyetje, SPAK i ka komunikuar ish-Drejtorit të Kadastrës, Artan Lame, procedimin penal me akuzat për këto 7 vepra penale: “Shpërdorim detyre; korrupsion me falsifikime dokumentesh në bashkëpunim; përfitime të paligjshme në bashkëpunim; ndërtim pa leje; pastrim parash; fshehje të 15 pasurive dhe refuzim deklarimi”.

Por emri dhe roli i Artan Lames, ka dalë dhe në dosjen e aktivitetit kriminal të falsifikimit, mashtrimit e vjedhjes së pasurie të qytetarëve, nga agjencitë dhe zyrat përmbarimore MCA, FINAL, IuteCredit, fondi “Besa”, Zig, FLASH, STAR e ADCA.

Sipas të dhënave hetimore të BKH, deri tani është konstatuar me fakte, se Artan Lame gjatë viteve që ka qenë Drejtor i ALUIZNI e Drejtor i Kadastrës, ka bashkëpunuar me bandën kriminale të mikro- kredive dhe zyrave përmbarimore, me këto 7 veprime të paligjshme në favor të tyre:

1. Para se qytetarëve të mashtruar, t’u nisnin procedurat si gjoja debitorë të kredive, Artan Lame u ka dhënë agjencive të mikro- kredive e zyrave përmbarimore, të dhënat për pasuritë e qytetarëve, që MCA, FINAL, IuteCredit, fondi “Besa”, Zig, FLASH, STAR e ADCA i kishin piketuar për t’i grabitur.

2. Pasi ata qytetarë viktima të skermës së mikro- kredive, legalizonin ndërtime dhe i regjistronin në hipotekë, Artan Lame njoftonte krerët e grupit kriminal të mikro- kredive e zyrave përmbarimore dhe u jepte të dhënat e pasurive.

3. Në 7360 raste, me urdhër të drejtorit Artan Lame bazuar në urdhra të paligjshëm përmbarimor, qytetarëve u janë ç’regjistruar banesa, toka e njësi tregtare brenda 24 e 48 orësh dhe i kanë kaluar në pronësi bandës së mikro-kredive MCA, FINAL, IuteCredit, fondi “Besa” të Arben Meskutit, Olsi e Elda Ibro, Akan Ajdini e Bajram Muça.

4. Në 1270 raste, me urdhër të ish-drejtorit Artan Lame, pasuritë e qytetarëve viktima të mashtrimit nga banda e mikro-kredive, janë bllokuar 4-5 muaj para daljes së vendimit gjyqësor të shkallës së parë pa akt sigurimi padie dhe pa vendime të formës së prerë; madje 642 pasuri, Kadastra ua ka ç’regjistruar para nisjes së proceseve gjyqësore

5. Të gjitha ç’regjistrimet e pasurive dhe kalimi te banda e mikro- kredive, kadastra e drejtuar nga Artan Lame, i ka bërë pa vënë në dijeni qytetarët e sekuestruar.

6. Bandës së mikro-kredive, kadastra e kohës së Lames, u ka kaluar në pronësi edhe pasuri, ku qytetarët e sekuestruar kanë qenë në bashkëpronësi me një ose disa persona të tjerë, por pa lidhje bashkë- detyrimi si familjar apo dorëzanë në marrjet e kredive.

7. Artan Lame ka urdhëruar dhe pranuar akt-vlerësime financiare të pasurive, në vlerat e borxheve të kredive 5 mijë deri 10 mijë Euro, aq sa i kanë paraqitur agjencitë e mikro-kredive, kur sipas ri-vlerësimeve të kadastrës, ato kanë pasur vlera reale 50 mijë deri 1000 mijë Euro.

NË VIJIM/ Do faktojmë me prova, sa pasuri banesa, toka, njësi tregtare e troje të “viktimave” të mikro- kredive, të sekuestruara me çmime të ulëta, ka blerë Artan Lame, familjarët e tij, familjarët “Dhono” të gruas, vartës të tij në Kadastër dhe miq e shokë, me çmime 20-30%  të vlerës reale të pasurive./Pamfleti

artan lame mikro kreditë final iutecredit mca

Lini një Përgjigje