
Kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj, është rrëzuar nga mazhoranca.
Me 77 vota kundër dhe 26 pro, kërkesa e PD-së u rrëzua me shumicë votash, duke ndrëprerë kështu edhe nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Begaj.
Kujtojmë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, më 15 tetor kërkoi nisjen e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke u mbështetur në pikën 2 të nenit 90 të Kushtetutës, me argumentin e “shkeljes së rëndë të Kushtetutës”.
Kërkesa e Presidentit në Kushtetuese për sqarimin e mandatit të anëtarëve të kësaj gjykate, dekretimi i Diellës ministre, dekretimi i ligjit për komisionet hetimore ishin ndër arsyet për të cilat PD-ja kërkonte që Begaj të mos ishte më kreu i shtetit.
Ndërkohë PD e PS bashkuan votat duke miratuar anëtarët e Komisioni të Reformës Zgjedhore. Vendimi kaloi me 105 vota.
Lini një Përgjigje