TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 21:01

Berisha i hedh benzinë zjarrit: Gonzato vetë e ka pranuar se jeton me një burrë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i hedh benzinë zjarrit: Gonzato vetë e ka pranuar se jeton me

Një deklaratë e bërë nga kreu i PD Sali Berisha se ambasadori i BE përdor orientimin e tij seksual për të imponuar ligjet në Shqipëri ka shkaktuar debate të forta sot. Kjo deklaratë ka sjellë shumë reagime, pasi është konsideruar si diskriminim seksual. Pak më parë Berisha foli para mediave, ku u shpreh se nuk ka pasur asnjë qëllim të fyejë ambasadorin, i icli vetë e ka rpnur se ëhstë homoseksual. Megjtihatë ai u shrpehs e ëns eai ndjehet i fyer do t’i këkrojë ndjesë.  

-Keni një kërkim falje për ambasadorin?

Berisha: Tani, gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por, në qoftë se ambasadori Gonzato, një deklaratë të bërë publike vetë, se kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam tridhjetë e një vjeç, dhe tani jam, jetoj me një partner ose jam i martuar me një burrë, dhe kjo deklaratë u përdor nga unë në mënyrë absolute, pa asnjë intencion fyerje, sepse unë kam, unë jam autor i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare çdo forme diskriminimi, atëherë dhe i thashë këtu që ai vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Kjo nuk besoj se është, në qoftë se i përsëris deklaratën që ka bërë vetë, unë nuk di se çfarë fyerje. Unë s'kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij, absolutisht. As merrem me jetën e asnjë njeriu. Por e dëgjova, e tha vetë dhe unë thashë që ai ka bërë këtë deklaratë. Se si qenka fyerje kjo, unë këtë nuk e kuptoj, nuk e konceptoj. Është, kam përdorur një deklaratë, një gjë që e ka thënë vetë. Po në qoftë se ai e konsideron këtë fyerje, atëherë është, unë sigurisht do ta, do ta rikonsideroj qëllimin tim, i kërkoj të falur, s'kam asnjë, asnjë hezitim, por nuk ishte për të fyerje kjo. Nuk përbën fyerje kjo.

 

Lini një Përgjigje