Balla: Kemi ndryshur nenet e debatueshme
Kuvendi ka miratuar ligjin mbi barazinë gjinore. Pas debateve maratonë, pak më parë nisi votimi i rendit të ditës dhe ligji më i debatueshëm ka kaluar me 77 vota pro dhe 36 vota kundër.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se janë bërë ndryshime në ligj, duke hequr ato përcaktime që janë bërë objekt debati.
“Gjini ishte në variantin e parë, sipas këtij ligji ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë së mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore. Rishkruhet: Gjini nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat. Përkatësi e shumëfishtë ishte... dëgjojeni me kujdes... ndërlidhja, kombinimi i gjinisë me karakteristike të tjera si mosha, aftësia e kufizuar, prejardhja e migrantëve, etnia, orientimi seksual ose prejardhja socio-ekonomike, ndryshon dhe bëhet: Përkatësi e shumëfishtë, ndërlidhja, kombinimi i gjinisë me karakteristika të ndryshme të parashikuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi”, tha Balla.
Por pse shkaktoi kaq shumë debat ky ligj?
Fillimisht, kur projektligji u hodh për konsultim publik në mars 2025, përkufizimi ishte i qartë dhe i ngushtë: Gra dhe burra në kuptim të këtij ligji nënkupton edhe vajza dhe djem.
Por gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që ligji të mos kufizohej vetëm në dy kategori gjinore, por të përfshinte identitete të tjera, siç ndodh në shumë vende perëndimore që kanë njohur realitete gjinore më të larmishme.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e pranoi këtë propozim, dhe në versionin përfundimtar, tanimë termi “gjini” merr një kuptim të ri juridik: Gjini, sipas këtij ligji, ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.
Ky ndryshim u reflektua edhe në nene të tjera të ligjit, duke e bërë të qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për një modifikim gjuhësor, por për një ndryshim konceptual dhe ligjor që njeh kategori gjinore përtej burrit dhe gruas.
Megjithatë, ligji nuk përfshin një listë konkrete të gjinive jo-binare, duke lënë të hapur interpretimin dhe zbatimin praktik.
Në debatet ndërkombëtare, janë identifikuar deri në 70+ identitete gjinore, nga më të zakonshmet si jo-binare, queer, apo agjinor, deri tek kategori më të veçanta. /Pamfleti
Mos e bofshi piken e hajrit kush votoi jeni plera turpi shqipnos
Ky parlodo të mbahet mend për Tradhti Kombëtare,për varfëri ekstreme të popullit shqiptar,për injorancën e deputetëve,për kriminalitetin e lartë,për abuzim me pushtetin,për ligje vrasëse të familjes shekullore shqiptare,për një Krimministër bandit,kriminel,vrasës i popullit me Gogolin e Urisë që quhet ndryshe edhe si:Krim Kundër Njerëzimit sipas OKB-SË ????????