TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2026, 13:13

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Do lehtësojmë barrën e qytetarëve, gati ligji për rezervat

Shkruar nga Pamfleti
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Do lehtësojmë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

Gjatë një konference për shtyp, Rama deklaroi se qeveria synon të krijojë një faktor shtetëror në tregun e naftës, me argumentin se kjo do të ndihmojë në lehtësimin e barrës për qytetarët. Ai tha se ndërhyrja e shtetit synon të krijojë më shumë kapacitete dhe stabilitet në treg.

“Unë  e kam shprehur që kur kemi bërë mbledhjen e parë të Asamblesë së Shumicës qeverisë pas zgjedhjeve që një  nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ir në tregun e naftës, një faktor shtetëror një forcë publike për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Sot Shqipëria ka aeroportin më të suksesshëm të Ballkanit.

Ne ishim jashtë harte fare, por sot nuk është më Beogradi kryeqyteti i aviacionit por është Tirana dhe kjo është një arritje, me keqardhje për të gjithë ata që na duan të vdekur, por sa më shumë ne na duan të vdekur ne do ringjallemi. Besoj se shumë shpejt do të japim shembullin se si edhe në tregun e naftës gjërat do ndryshojnë. Duke vënë në dispozicion garancitë, do të jetë shumë më  e lehtë për të pasur marrëveshje me kompani që e shpërndajnë naftën që të kemi qëndrueshme afatgjatë”, tha Rama.

 

rritja e çmimit të naftës rama

1 Komente

  1. H
    Hari

    Naften e kemi,edhe rafinrrine e kemi,PSE duhet te importojme nga jashte nuk arrij dot ta kuptoj?

    Lini një Përgjigje