Politike29 Shtator 2023, 22:44

‘Sabotator i kombit’, Genc Burimi: Berisha përgjegjës për firmat piramidale, Gërdecin dhe “21 janarin”

Shkruar nga Pamfleti

‘Sabotator i kombit’, Genc Burimi: Berisha përgjegjës

Analisti Genc Burimi ka komentuar zhvillimet brenda opozitës. Ndalur tek Sali Berisha, Genc Burimi tha se ish-kryeministri do të mbahet mend në histori si sabotator i kombit për tre çështje lidhur me firmat piramidale, Gërdecin ku mbetën të vrarë 26 persona të pafajshëm si edhe 4 vrasjet e 21 janarit ku u qëllua me plumba drejt protestuesve nga godina e kryeministrisë.

“Historia do e mbajë mend si sabotatori më i madh i kombit shqiptar, në tre gjëra, Berisha mban përgjegjësi shekullore për piramidat, Gërdecin dhe 21 janarin. A të mjafton më tepër. Unë kam një parim të shenjtë, s’mund të ketë demokraci për armiqtë e demokracisë. Po qe Berisha armik i demokracisë ka të drejtë për trajtim demokratik, prandaj non grata s’më pëlqeu”, tha Burimi në Report Tv.