Politike29 Shtator 2023, 20:28

Sulmi në veri, Bardhi dorëzon në Kuvend draft-rezolutën për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në veri, Bardhi dorëzon në Kuvend draft-rezolutën

Gazment Bardhi ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për zhvillimin e një debati mbi zhvillimet në Kosovë dhe miratimin e një Rezolute mbi këtë situatë.

“Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke mbështetur plotësisht punën e policisë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës për ruajtjen e integritetit të tyre territorial dhe funksionimin e shtetit ligjor në çdo pjesë të territorit të Kosovës, gjykojmë që është e nevojshme që edhe Kuvendi i Shqipërisë t’i bashkohet qëndrimit të Kuvendit të Kosovës, duke miratuar një rezolutë të njëjtë dhe duke unifikuar qëndrimin mes dy shteteve tona”, thuhet në kërkesën e paraqitur nga Bardhi.

Sulmi në veri, Bardhi dorëzon në Kuvend draft-rezolutën

Një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës miratoi një Rezolutë mbi sulmin terrorist të datës 24 shtator, ku jo vetëm dënon sulmin, por kërkon edhe angazhimin e institucioneve për të kërkuar hetim ndërkombëtar.

Draftrezoluta thekson se Kuvendi i Shqipërisë ofron mbështetjen e plotë dhe pa rezerva për Kosovën dhe institucionet e saj, në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, mbështet të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve, pa dallim, që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Nisur nga sa më sipër, përfshirë disa qëndrime kontraditore dhe që bien ndesh me interesin e Kosovës, nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për zhvillimet në Kosovë, në mbështetje të nenit 98 dhe 99 të Rregullores së Kuvendit, paraqesim këtë mocion me qëllim zhvillimin e një debati në Kuvend për qëndrimin e shtetit shqiptar në raport me zhvillimet në Kosovë dhe miratimin e Rezolutës për dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit”, thuhet në kërkesë.

bardhi kerkese rezolute