Politike29 Shtator 2023, 18:32

Një këshillë falas për Taulantin!

Shkruar nga Pamfleti

Një këshillë falas për Taulantin!

Ti thotë dikush Ministrit të Brendshëm, ose numrit një të Policisë së Shtetit, se ndryshimet në radhët e policisë nuk i bëjnë derman kriminalitetit në vend. Pas atentateve të njëpasnjëshme me bilanc ditor lufte, Policia e Shtetit ka nisur avazin e vjetër, ‘hiq Lenën e vër Prenën’, degdis njërin këtej e tjetrin andej, ndërro vendet e të tjera si këto, por ky ‘lëmsh e li’, as e ka zgjidhur ndonjëherë e as do e zgjidhë këtë punë.

Fryma more njerëz, fryma, sistemi more njerëz, sistemi, vullneti more njerëz, vullneti… këto janë armët. Po ju këto nuk i bëni dot se i keni këmbë e duar të lidhura vetë me krimin e korrupsionin dhe në këto kushte bëni vetëm show justifikim në publik, që me demek ‘ja ne po marrim masa pas këtyre që ndodhën'.

Në disa rrethe të vendit janë bërë ndryshime… ‘furtuna’ ka qenë në masë të gjerë, jo vetëm në zonat ku u kryen vrasjet e fundit. Besojmë s’ka pikë rëndësie t’i hyjmë emrave, sepse janë po ata që kanë qenë, vetëm se kanë ndërruar vendet, kaq.