TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2026, 18:48

Salianji në Vlorë, nis takimin me strukturat dhe mbështetësit e PD

Shkruar nga Pamfleti
Salianji në Vlorë, nis takimin me strukturat dhe
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur takimin me strukturat dhe mbështetësit e PD-së në qytetin e Vlorës.

Takimi u mbajt në Pallatin e Kulturës, ku Salianji u prit me brohorima dhe duartrokitje nga demokratët dhe qytetarët e pranishëm në sallë. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të takimeve me strukturat lokale të partisë dhe mbështetësit në qytet.

Në këtë takim morën pjesë anëtarë të strukturave të PD-së në Vlorë, simpatizantë dhe qytetarë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për deputetin demokrat.

Ervin Salianji foli për çështje të ndryshme dhe zhvillimet politike në vend. Ai tha se shteti ka degraduar dhe se situata në Shqipëri alarmante, ndërsa u shpreh kritik ndaj opozitës.

“Ju falenderoj që më keni pritur sot, ju jam mirënjohës që gjeni kohën dhe kontribuoni për PD. Vlora është qytet i pavarësisë, guximit dhe qyteti ku qytetarët kanë pasur guximin të ngrihen. Shqipëria ka nevojë të sjellë politikën në shtratin e përgjegjësisë dhe normave të mos jetë e shkëputur nga qytetarët. Situata në Shqipëri alarmante, ka nevojë për dorëheqje. Në qarkun e Vlorë është dhënë një shembull ku drejtuesi ka dhënë dorëheqje”, tha deputeti.

 

Lini një Përgjigje