Përballë godinës së Kryeministrisë sipas orarit të përcaktuar, Edi Rama ka dalë në bulevardin Dëshmorët e Kombit ku po mirëpret liderët e Rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian në nisje të samiti të Procesit të Berlinit.
Pak minuta më parë ka mbërritur dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.
Ai është pritur nga Rama me buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh duke thyer kështu akujt mes dy liderëve që muajt e fundit kanë pasur përplasje verbale për Kosovën në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë.
Siç është konfirmuar tanimë, lideri me i rëndësishëm që do të marri pjesë në këtë Samit, do të jetë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentja BE, Ursula Von Der Leyen apo edhe presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel.
Pjesë e këtij samiti nuk do të jetë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron për shkak të disa trazirave të ndodhura së fundmi për shkak të disa protestave në lidhje me qëndrimet e mbajtura për Palestinës, por ai do të zbarkojë në Tiranë, gjatë mbrëmjes dhe nesër do të zhvillojë takime bilaterale me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.
Po ashtu edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nuk do të marrë pjesë, në vendin e saj do të marrë pjesë zv/kryeminsitri.
Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnbiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.
Lini një Përgjigje