
Sot në Tiranë po zhvillohet Procesi i Samitit të Berlinit ku do të mblidhen liderët e Bashkimit Evropian në kuadër të Procesit të Berlinit.
Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç nuk ka marrë pjesë në Samit por ka dërguar kryeministren e vendit Ana Brnabic. Ndërsa vetë ndodhet në Kinë, ku do të marrin pjesë në Forumin e tretë “Brez dhe rrugë” që nis të martën në Pekin.
Në takim do të mungojë gjithashtu mikesha e kryeministrit Rama, homologia italiane Giorgia Meloni, e cila do të përfaqësohet nga zv.kryeministri, Antonio Tajani.
Edhe presidenti francez Emmanuel Macron shtyu pjesëmarrjen në samit për të mbërritur në Tiranë ditën e sotme, për shkak të sulmeve terroriste në Francë, ku një mësues u vra në veri të vendit.
Kryeministri Rama po pret para kryeministrisë liderët që do të marrin pjesë në samit.
Pas pritjes, kryeministri Rama, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidentja e KE Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel, do të mbajnë një fjalim përshëndetës para nisjes së punimeve.
Lini një Përgjigje