Politike16 Tetor 2023, 07:34

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama publikon pamjet: Çdo gjë gati te Piramida (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama publikon pamjet: Çdo gjë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga organizimet për mbajtjen e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, i pari takim i të tilla përmasave me fokus zgjerimin e bllokut që zhvillohet jashtë kufijve të BE-së.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shprehet se është gati për sot.

Gati për Tiranën, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së”, shkruan kryeministri.

Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë është i dhjeti në serinë e mbledhjeve të mbajtura në kuadër të tij (Berlin (2014), Vjenë (2015), Paris (2016), Trieste (2017), Londër  (2018), Poznan (2019) dhe Sofie-Shkup (online për shkak të Covid-19) (2020 dhe 2021), Berlin (2022). Për herë të parë ai do të zhvillohet në një shtet jo-anëtar të Bashkimit Europian, në Shqipëri.

samit rama orgamizim