
Presidentja e Komisionit BE, Ursula von der Leyen, nga Tirana, ka dhënë një mesazh për Rusinë dhe presidentin Putin. Presidentja e KE-së deklaroi nga Tirana se vendet aleate do të punojnë për një paketë të re sanksionesh derisa të arrihet paqja.
Ajo u shpreh se Ukraina me mbështetjen e BE dhe SHBA kërkon armëpushim pa kushte, ndërsa thekson se duhet të ushtrojmë presion ndaj Putinit.
“Putin bëri thirrje për armëpushim. Ukraina kërkon një armëpushim mbështetur nga BE dhe SHBA po Putin refuzoi. Ai ofroi që Rusia dhe Ukraina të takoheshin në Turqi, Zelensky ishte gati të takoheshin por Putin nuk u duk. Prandaj ne do të rrisim trysninë, do të punojmë për një paketë sanksionesh që do të aplikohen në Nord Stream 1 dhe 2. Do të kemi edhe sanksione të tjera në sektorë të tjerë. Ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni derisa Putin ta bëjë këtë gjë”, tha Von der Leyen.
Lini një Përgjigje