TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2023, 17:11

Serbia shpalli tre ditë zie për terroristët e vrarë, Berisha: Vuçiç po e pranon hapur se qëndron pas sulmit agresiv

Shkruar nga Pamfleti

Serbia shpalli tre ditë zie për terroristët e vrarë,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e Listës Serbe për të shpallur tre ditë zie kombëtare në Serbi për terroristët që u vranë në Veri nga Policia e Kosovës.

Berisha tha se me këtë akt, presidenti serb Aleksandër Vuçiç pranon hapur se ai qëndron pas sulmit terrorist serb të manastirit të Banjskës në Kosovë.

“Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb! Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.

Ky akt i ri luftënxites i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për gjenocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë!”, shkruan Berisha në Facebook.

serbia berisha sulm

Lini një Përgjigje