
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncoi rrëzimin me forcën e kartonit, siç e quan ajo, të një sërë komisionesh hetimore të kërkuara nga opozita, përfshirë edhe atë për çështjen McGonigal.
“Në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore, me forcën e kartonit, Partia Socialiste/mazhoranca, me urdhër të Edi Ramës ka rrëzuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore. Këtu po përmend charter-at, po përmend rastin e McGonigal, portin e Durrësit e kështu me radhë. Ne komisionet do t’i ngremë, Edi Rama nuk na pengon dot", tha Vokshi për "Ora News".
Deputetja Vokshi theksoi gjithashtu se qëllimi i komisoneve të kërkuara nga opozita është të nxjerrë në pah abuzimet e kryera me koncensionet në shëndetësi dhe më gjerë.
Përsa i përket nismave të tjera të deputetëve opozitarë, Vokshi u shpreh se kryesore mbetet qëndresa e përbashkët dhe unifikimi i tyre në parlament me qëllim përballjen me nismat e mazhorancës.
Lini një Përgjigje