Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një mesazh të qartë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se pavarësia e drejtësisë është element kyç për vijimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA. Reagimi vjen në një kohë tensionesh mes qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, pas paralajmërimeve për ndryshime ligjore...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë se nuk do të tolerojnë asnjë manovër që cenon pavarësinë e drejtësisë. Teksa përplasjet mes qeverisë dhe drejtësisë janë shtuar dhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave, ka ardhur një reagim i fortë nga ambasada amerikane.
Kjo e fundit shprehet qartë se vija e kuqe për ta është prekja e reformës dhe kërcënon se, nëse preket drejtësia, atëherë vihen në pikëpyetje raportet mes dy vendeve.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, shprehet ambasada për mediat.
Sa i takon rastit “Balluku”, ku Rama paralajmëroi se nuk do të ketë vendim për t’i hequr imunitetin, ambasada ka deklaruar se nuk ka koment për çështjet në hetim.
Pas vendimit të GJKKO për të pezulluar nga detyra ministren e Transportit dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku, pati përplasje mes qeverisë dhe drejtësisë. Kryeministri Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me argumentin se i janë marrë kompetencat dhe kërkoi që të shpallet i paligjshëm pezullimi i ministrave. Por Kushtetuesja nuk doli dot me një vendim të qartë, pasi votat u ndanë 4 me 4. Pas kësaj, Rama paralajmëroi se do të bëjë ndryshime ligjore.
“Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, por ndahen te rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”, shprehej Rama.
Sot janë bërë publike disa nga ndryshimet, ku pritet që Rama të ndalojë me ligj pezullimin e personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, përfshirë Presidentin e Republikës, Kryeministrin, anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Por sinjalet janë se SHBA po e ndjek me shumë kujdes këtë situatë dhe Rama nuk do ta ketë shumë të lehtë të prekë drejtësinë. /Pamfleti
Ligji është detyrë e parlamentit. Dhe ligji 242 e përjashton pesullimin e personave të zgjedhur elektoral.; balluku është e zgjedhur. Person i zgjedhur nuk do të thotë funksion i zgjedhur. Me një fjalë ligji 242 thotë se deputetët dhe antarët e këshillave bashkiake nuk pezullohen pavarsisht se çfarë funksioni administrativ publik bëjnë. Ish të korruptuarit bëjnë sikur nuk dinë mirë shqip dhe interpretojnë ligjin sipas mendjes së tyre arrogante se tani nuk janë të korruptuar…
I ndjeri Rama e nisi mirë në vitin 2013, por tani po përfundon shumë keq. Ai erdhi për të qenë në shërbim të milionave, përfundoi në shërbim të 4 ose 5 personave. Ai erdhi për të rritur të ardhurat familjare, por po largohet me një rezultat negativ për familjet. PRANDAJ PARTIA SOCIALISTE KA VDEKUR. RROFTË SOCIALISTËT E RINJ DHE TË VËRTETË!
Mesazh idiot. Permend vetem krimin nderkombetar dhe harron korrupsionin. Normal qekurse korrupsioni eshte legaliziar tashme nga administrata e fashistit Tramp familja e te cilit njelloj si familja e Like Floririt, Saleh banditit apo dhe Lali Erit, trash pallen me trafik influencash e konflikt interesi…
Miq te pamfletit Jam admires juaji e ju pergezoj per punen e apasionuar qe beni, vecse me lejoni tu kujtoj me dashamiresi, se lexuesi juaj I ketij shekulli kerkon materialin bruto, qe del nga burimi e jo thjesht komentin tuaj. Mbase ka edhe ai aq mend, sa te gjykoje vet materialin. Po keshtu nuk ju falet mungesa e gjinise se pamfletit, juve qe e keni zgjedhur and qysh ne titull. Ju uroj mbaresi e morehtesi!