TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 21:22

16 efektivë të lënduar nga protesta, Koçiu dhe Proda nga QSUT: Dhunë barbare, kanë pësuar djegie të konsiderueshme!

Shkruar nga Pamfleti
16 efektivë të lënduar nga protesta, Koçiu dhe Proda nga
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas protestës së sotme të Partisë Demokratike, e cila sipas saj kaloi në dhunë ndaj Policisë së Shtetit.

Koçiu ndodhej në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ku po trajtohen efektivët e lënduar.

Ministrja bëri me dije se aktualisht 16 punonjës policie po marrin trajtim mjekësor, ndërsa priten edhe referime të tjera si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë protestës.

Ajo theksoi se kjo është hera e dytë që ndodhin akte të tilla, duke deklaruar se drejtuesi i protestës, Sali Berisha, është sipas saj i vetmi që mund të organizojë protesta me një nivel të tillë dhune.

"Kam kërkuar që të vendosën para përgjegjësisë të gjitha ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare. Qëllimi i vetëm i protestës së sotme ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit. Sot kam informacione që edhe gazetarë kanë pësuar lëndime në emër të dhunës që ushtrohet në protesta. Protestat janë detyrime kushtetuese për t’u zbatuar në mënyrë paqësore. Ligjet, institucionet dhe njerëzit që zbatojnë ligjin duhet të respektohen. Janë 16 efektivë që po marrin trajtim në dy strukturat spitalore më të rëndësishme, por presim nga momenti në momenti në moment të kemi referime të tjera. Janë 16 punonjës që janë dëmtuar, kanë pësuar djegie të konsiderueshme. Uroj shërim të shpejtë!", tha Koçiu.

albana koçiu

1 Komente

  1. s
    studio

    POLICET jane hallexhinj se duan te mbajne vendin e punes dhe i sherbejne nga halli RAMES dhe nje pushteti te degraduar.....ndersa protestusit jane hallexhinj te pa pune qe duan ti zene vendin POLICEVE duke i shebyer SALIU si bythlepires te degraduar dhe provuar ne kohen e tij.....shumica e njerzve rine larg se skan asnje interes te perfaqsohen nga te dy palet....dhe jane te zotet e vetes dhe nuk bythlepijne pushtetin apo ate qe do pushtet...kjo gje duket qarte te dy palet jane pakice qe luftojne per interesa personale ...SE PUSHTETI ESHTE NJE LOPE QE DUHET MJELUR ne kuriz te shumices duke bere teater....por duke mare perbuzjen indiferente te shumice....askush nuk mund te sakrifikoje dhe rezikoje qe te perfitojne te njejtit abuzues 35 vjecare....ka 35 vjet e njejta histori i njeti teater PS PD me te njejtit perfitus PS PD dhe te njejtit humbes SHUMICA QE SHEH KTE TEATER TE SHPIFUR...SKA ME TA HIDHNI PUSHTETIN SI TOP KORUPSIONI NGA NJERI TEK TJETRI si dy pakica te dale boje....shumica sdo asnje nga ju....asnje AJDUT dhe asnje ISH AJDUT....

    Lini një Përgjigje